Kosovë, aty ku feja është në opozitë me demokracinë, shtetin dhe kombin

Postuar në 24 Korrik, 2013 04:16
Valentin Bruçaj

Në të gjitha ato vende me popullsi dominuese muslimane, që aspirojnë të ndërtojnë nje shtet demokratik, kemi pasur dhe kemi një përplasje në mes forcave laike dhe atyre fetare. Në të gjitha këto vende, pa përjashtim, vështirsive të zakonshme për të ndërtuar shtetin e së drejtës, si korrupsionit dhe krimit i organizuar, u shtohet edhe mospërputhja e doktrinës islamike me demokracinë. Pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe çlirimit të saj, u mendua se Kosova në këtë drejtim do të bënte një përjashtim, duke parë se bëhej fjalë për një popullsi europiane, bile amerikanët tentuan t’a përdorin si shembullin konkret se ata nuk ishin në luftë me muslimanizmin, por me terrorizmin. Fatkeqësisht, për të gjithë ata që mendonin se problemi islamik nuk do të ekzistonte më pas ndërhyrjes në Kosovë të një aleance ushtarake perëndimore, dhe që shqiptarët e atjeshëm do të ishin të gatshëm të europianizoheshin, ose së paku ta trajtonin fenë si një problem privat, sot u duhet të përballen me një realitet krejtësisht të ndryshëm. Paradoksalisht, me çlirimin e Kosovës, jo vetëm që shoqëria nuk u demokratizua ashtu siç shpresonin perëndimorët, përkundrazi, islami, nga një faktor privat që kishte qenë gjithmonë në Kosovë, mori formën e tij të vërtetë, ashtu siç është në të gjitha ato vende ku është dominues në shoqëri: Hyri në politikë dhe sot sfidon shtetin si një alternativë tjetër e demokracisë.

Kosova, që ka më pak se 2 milion banorë dhe me një sipërfaqe më të vogël se gjysma e territorit të Republikës së Shqipërisë, sot në legjislacionin e saj politik ka të regjistruara dy parti islamike, më shumë se vetë Turqia, Lëvizja Bashkohu dhe Partia e Drejtësisë. Kjo e fundit përfaqësohet në Parlament dhe është pjesë e qeverisë. Kërkesat e partive islamike të Kosovës dhe forcave të tjera afër tyre, janë të ngjashme me kërkesat që forca analoge bëjnë në Turqi, Egjipt dhe vende të tjera: mësimi i islamit në shkolla, mbulimi i grave në institucionet publike, ndërtimin i objekteve të kultit në hapsira të rëndësishme publike. Me pak fjalë duan një shoqëri islamikisht korrekte. Forca e këtyre formacioneve nuk qëndron vetëm te mbështetësit e tyre, ose konsensusi i mundëshëm që mund të gëzojnë nnë popull, por mbi të gjitha tek aftësia për të bërë presion te politika. Fakti se partitë e mëdha që ulen sot në Parlament, gëzojnë çdo ditë e më pak konsensus në popull, në sajë të nivelit të lartë të korrupsionit, i bëjnë këto të fundit delikate dhe të ekspozuara ndaj presioneve të jashtme. Dhe këtë dobësi forcat e reja islamike janë duke e shfrytëzuar në mënyrë maksimale. Këtë e dëshmon shumë qartë rasti i VetVendosjes, që nga nevoja për të rritur konsensusin në popull dhe për të marrë vota edhe tek ekstremistët, ka dalë hapur në favor të mbajtjes së shamisië në institucionet publike e mësimit të fesë në shkolla. Nuk ja kalojnë më mirë as forcat që janë në qeveri, që here pas here shohin t’u vinë në adresën e tyre kërkesa nga ana e ekstremistëve për të shkarkuar këtë apo atë politikan që militon në radhët e tyre pasi ky mund të ketë shprehur ndonjë opinion që ka cenuar interesat e këtyre grupeve ekstremiste. Frut i këtyre ndryshimeve kaq radikale në Kosovë është edhe përkulja e qeverisë së Kosovës përballë kërkesës turke për të rishikuar historinë e shqiptarëve në lidhje me Perandorinë Osmane. Rritja e ekstremizmit fetar të brendëshëm, që identifikohet pikërisht me Perandorinë Osmane, zgjeron çdo ditë e më shumë hendekun që ndan të qenët shqiptarë me të qenët musliman. Në emër të përkatësisë fetare ekstremistët janë të gatshëm të vënë në dyshim edhe kombin, nëse kauza fetare e kërkon. Përkulja e politikës përballë këtyre forcave ekstremiste është hapi i parë që shpie shtetin në një rrugë jo-demokratike duke kanosur me rrezikun e islamizimit të tij.

Këtyre politikave, kohët e fundit u është shtuar edhe invazioni i drejtuesve fetarë në jetën publike të Kosovës, duke ngritur zërin kundër përhapjes së modelit perëndimor në shoqërinë kosovare, si një model shthurjeje, në kontraditë me moralin islamik. Hoxhallarë moralistë dhe verbalisht të dhunshëm, që kanë uzurpuar jetën publike në vend, tentojnë t’i diktojnë shoqërisë stilin jetës, rrugën morale që duhet të ndjekin të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit ose duhet të jenë pjesë e tij. Nga një anë nuk hezitojnë të justifikojnë në formë e moral martesat brenda familjes, sepse këtë e lejon feja e tyre, dhe në anën tjetër marrin guximin të paragjykojnë vajzat shqiptare me epitetet të pamoralshme që shkelin dinjitetin e femrës shqiptare dhe lirinë e saj të plotë në shoqëri. Këta individë nuk njohin parimet e normat më minimale të demokracisë. Nuk njohin të drejtën e mendimit të lirë, të drejtën e fjalës, të drejtën e besimit ndryshe, por edhe të drejtën e mosbesimit si dhe liritë e tjera personale, mënyrën e të veshurit, lirinë seksuale, divorcin për të dy sekset njëlloj etj. Të gjitha këto aspekte të jetës, sipas tyre, duhet të jenë të programuara dhe feja si udhërryfyesja duhet të jetë matësja e respektimit të këtyre normave. Eshtë e frikshme të shikosh që në shekullin XXI ka ende individë që, në emër të një Zoti që askush nuk e ka parë, tentojnë të rregullojnë jetën e komunitetit.

Por, faktori politiko-islamik kosovar nuk ndalet me kaq; nuk mjaftohet vetëm me kërkesat e tij tradicionale politike dhe me ndikimin e moralit në shoqëri, gjë që dëshmon karakterin e tij antidemokratik dhe pamundësinë e një bashkëjetese me një sistem demokratik. Sfida e radhës është ajo historike, denigrimi i të gjitha figurave më të rëndësishme historike, që për fatin e tyre të keq, nuk kanë qenë muslimane dhe zëvendësimin e tyre me figura jo-shqiptare, por që kanë qenë muslimane. Emblema e kësaj politike anti-kombëtare është pozicionimi i tyre ndaj figurës historike të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Kjo figurë kaq e rëndësishme historike vazhdon të denigrohet me pretekstin se 500 vjet më parë paska luftuar kundër muslimanëve. Pak kohë më parë, drejtues të Partisë së Drejtësisë, që janë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës dhe në qeveri, dolën me një deklaratë sipas së cilës Skëndërbeu është heroi vetëm i katolikëve sepse ai mbi të gjitha luftoi për krishtërim. Sulmet ndaj kësaj figure shkojnë deri aty sa tentohet të paraqitet me një kombësi tjetër, dikush na e përshkruan si grek, të tjerë si serb, hungarez apo bullgar. Siç thotë Kadare, “nëse përbaltet, siç ëndërrojnë rimohuesit, problemi mbyllet thjesht. Nëse mbetet në këmbë, siç ka ndodhur e do të ndodhë përsëri, të mbetet i tillë jo si shqiptar, por me tjetër kombësi”. Sulmet dhe denigrimet nuk kanë kursyet as figura të tjera historike e kulturore shqiptare duke filluar nga Gjon Buzuku, Pjetër Bogadani, Gjergj Fishta, Ibrahim Rugova, Nënë Tereza etj. Rasti i fundit ka ndodhur në një fshat të Kosovës ku është dëmtuar dhe rrëzuar busti i heroit Idriz Seferi sepse sipas kontestuesve ai ka qenë katolik. Dhe nuk është ana më negative e problemit, mohimi i kontributit për kauzën shqiptare të gjithë atyre figurave historike që sot sulmohen dhe denigrohen, poshtërsia qëndron te fakti se në vend të këtyre figurave shqiptare preferohen figura të tjera që nuk kanë qenë aspak shqiptare, ose në rastin më të mirë i kanë shërbyer Perandorisë Osmane. Në Kosovë, çdo vit festohet ditëlindja dhe vdekja e sulltan Muratit apo lindja e vetë Perandorisë Osmane, ndërsa këtë vit u kujtua beteja e Vidovdanit e vititi 1389 kur ushtritë osmane fituan mbi ushtritë ballkanike. Kur flitet për Gjergj Kastriotin, përdoren me shumë dinakri dyshimet e disa historianëve se ai mund mos të ketë qënë arbër, dhe ky është një motiv shumë i vlefshëm për ta denigruar, ndërsa në anën tjetër u thuren lavdi sulltanëve osmanë dhe të gjithë atyre mercenarëve shqiptarë që i kanë shërbyer asaj perandorie.

Me rritjen e ekstremizmit fetar, shohim të rritet mbi të gjitha antishqiptarizmi, që është produkt i këtij ekstremi. Ajo që e rend më të rëndë situatën është fakti se, si asnjëherë më parë në historinë e shqiptarëve, kombi dhe islami nuk kanë qenë më larg njëri-tjetrit. Këta dy faktorë aktualisht janë dy pole të kundërta, dy kundrapesha që sa më shumë forcohen, aq më shumë largohen nga njëri-tjetri. Me pak fjalë, sa më shumë që një shqiptar është musliman, aq më pak është shqiptar. Një fenomen ky në rritje dhe aspak për t’u nënvleftësuar. Teoria që janë vetëm një grup shumë i vogël por i zhurmshëm, është një teori që nuk qëndron më në këmbë përderisa të moderuarit, ata që në emër të islamit shprehin respekt për kombin dhe historinë e tij, nuk duken ose janë shumë të pakët në numër.

Në të gjithë këtë situatë që është krijuar, shteti bën sehir ose ndihet i pafuqishëm të përballet me këtë problem. Kaosi politik që ka përfshirë Kosvën nuk mund të ndihmojë në përballjen me këtë problem, që tashmë nuk është vetëm social, por politik dhe historik. Fatkeqësisht, në Kosovë, nuk ekziston një shtet i vërtetë, dhe as një sistem politik i rregullt. Shteti, aktualisht është vetëm një bashkësi forcash politike që nuk kanë një identitet politik: nuk ka forca të majta, nuk ka forca të djathta, si rrjedhojë ekziston një politikë pa ide dhe pa ideale. Nuk ka një qeveri eficente dhe as një opozitë serioze. E vetmja opozitë që ekziston sot në Kosovë është ajo në mes orientales dhe europianes, mes diktaturës e demokracisë, mes antishqiptarizmit e shqiptarizmit.

Express

Comments

Submitted by a.b's (not verified) on

Ti mer zoteri (deleted) A ti lexon njeri perpara se ti botosh keto shkrime??? Aq shume pasaktesi ... .

"Argumenta" shume te dobta per nje shkrim qe pretendohet te jete i "forte". Te njejtat argumenta mund te perdoren edhe nga pala qe ti akuzon ne reverse , gje qe e kthen shkrimin ne NUL.

Harxhova kohen kot qe e lexova deri ne fund

Submitted by katarakti (not verified) on

Shkrim i shkelqyer. Ka vene theksin ne nje rrezik per te sotmen dhe te ardhmen e kombit shqiptar. Nese ky komb do te jete i orientuar drejt qyteterimit perendimor apo erresires orientale. Disa deklarata jane shume te forta, aq sa duhen mbajtur mend: si "sa me shume mysliman, aq me pak shqiptar" dhe  "e vetmja opozitë që ekziston sot në Kosovë është ajo në mes orientales dhe europianes, mes diktaturës e demokracisë, mes antishqiptarizmit e shqiptarizmit".

Submitted by L, (not verified) on

Valentin Brucajn po perpiqen ta nxjerrin nga gjirizet e gazetarise se dores me te fundit dhe natyrisht kjo eshte tema e vetme qe mundet me levru Valentini per t'u bere ai qe s'eshte - gazetar - e sigurisht pa pasur frike se mos kjo palo figure te njollos gazeten se tashme e kane kuptuar te gjithe: sa me i njollosur dhe sa me i pafytyre, aq me i respektuar.

E sigurisht revanshi  i palo gazetareve si Batoni e Valentini me shoke eshte ne sinkron te plote me Rilindjen e vendit.

Submitted by armir (not verified) on

Shkrim i dobet gjithe pergjithesime dhe jo me nje logjike te qarte e konkrete. Te thuash se islami nuk perputhet me demokracine eshte dicka aq ekstreme qe vetem analistet e Fox News-it dhe qarqet islamofobe e thone. Vete pranvera arabe deshmon se popujt muslimane deshirojne te jetojne ne demokraci dhe per kete jane gati te dalin ne revolta e japin jeten e tyre.

Revanshi anti-islam ne Kosove duket se eshte i mire-organizuar dhe i frikshem.

Submitted by anticensurë (not verified) on

"Eshtë e frrrikshme të shikosh që në shekullin XXI....."

duke marrë shkas nga ky fillim fjalie dua të them se;historia nuk hecën në linjë të drejtë!!ajo nuk shkon gjithnjë përpara!!faktet e kanë treguar jo vetëm në europë por dhe në të gjithë botën!!e kemi parë në civilizimin egjypyptian  në atë greko rromak më pas në atë arab e kështu me rradhë!!në të tëra këto raste kemi parë një fillim,një lulëzim dhe më pas një shkatërrim!!kështu kur përmëndet shekulli i XXItë nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë përpara në ngritje dhe drejt!nuk do të thotë se shkatërrimi nuk është në prag!!

ne kemi rrastin të dimë shumë më tepër se shkatërrimi i fundit,ose regresi që pësoi civilizimi arab!!ne duhet të mësojmë që të mos biem në këtë regres!!ky artikull është një ndihmës i madh për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës!!

njerëzit që përkrahin këtë regres,për momentin e kanë si një kundërshtim ndaj korrupsionit dhe krimit të kriminelëve politik,por harrojnë se me këtë veprim ata shkojnë drejt një diktature më kriminale!shpesh flitet se bibla e kurani janë shkrime të pastra,por harrohet se me marrjen e fuqisë në dorë këta libra fillojnë e interpretohen në bazë të përfitimit politik!!këtë e kemi parë fare mirë gjatë mesjetës europiane dhe më pas pas rrënjes së civilizimit arab!!njerëzit që kanë drejtuar duke u mbështetur mbi fenë kanë qënë shumë më të egër se regjimet më diktatoriale jo fetare!

shkrimet e këtyre kohërave kundër përhapjes së radikalizmit islamik,janë një dritë që duhet të na udhëheqë,janë një këmbanë që nuk duhet të na lërë të flëmë!!!

ndryshe do të jetë shumë vonë!!

Submitted by Loshi (not verified) on

(deleted)? Pse nuk shkruan nickun tend te famshem o pavel ekstremisti???

Submitted by Titi (not verified) on

Nuk e kuptoj se si Respublika eshte duke publikuar shkrime te nivelit te ulet qe nuk kane asnje vlere, sic eshte ky i ketij pseudogazetari te fandaksur katolik te pashkolluar qe fjalet -musliman- dhe -parlament- i bene ''musulman'' dhe ''parrlament''. Po ashtu edhe shkrimi i pardjeshem i F Baxhakut qe meritonte nje zero me bisht.

Ketu, ne kete faqe hyj per te lexuar ndonje gje te hajrit por e shoh se redaktore jane bere njerezit e lopates dhe  kazmes e jo ata te penes.

Brucaj dhe burbuqet e Mirdites dhe Dukagjinit jane gate qe cdo besimtar musliman dhe cdo Parti te karakterit promusliman t'i gjuajne me gure. Harrojne keta te gjore qe Shqiperia me 10% katolike ka 5 Parti katolike dhe midis tyre qendron nje Parti kryqezate qe kerkon mbylljen e xhamive dhe debimin e muslimaneve. Vladimiri qe ne Itali na u be Valentin (mbi te gjitha nuk eshte as shtetas kosovar) duhet te mesoj aritmetike dhe te krahasoj 95% islam te Kosoves me 10% katolik te Shqiperise dhe te numeroj Partite me baze fetare. Pastaj te mendoj per ''vlerat'' dhe ''amshimin'' ne gjirin Evropian qe Perendimi e ka futur dhe po e dergon kosoven. Kosovareve nuk ju mungonte as kultura dhe as civilizimi (perpra se te hynte Perendimi) por vetem Liria. Pra, ky shtet (Kosova) nuk ka nevoje as per vlerat dhe ''Demokracine'' e shartuar me fetarizmin katolik te Brruqajve dhe as per renkimet e Batoneve dhe te lehaqeneve te Vatikanit. Ajo gjysem Liri qe kosovareve ju dhurua nuk duhet te behet qe ketij populli tju imponohen edhe degjenerimi dhe shthurja familjare sic kerkojne agjenturat e Ambasadave te Perendimit me ane te hapjes dhe financimit te organizateve degjeneruese. Se fundi, Idriz Seferi ishte musliman por kane dalur disa fshatare analfabete dhe kane leshuar nje fjale sikur ai budallai qe ''hodhi nje gur ne pus''. E gjithe banda e Idrizit ishte me kosovar safi musliman. Lotet e Vladimirit te Dukagjinit per ''Idrizin katolik'' po i derdh edhe Ndue Uka nga Kosova.

Submitted by revolta (not verified) on

Me duket gjithnje e me e besueshme se shumica e "shqiptareve" te Kosoves nuk jane shqiptare por jane kryqezim i ushtrise turke me vendasit. Shqiptaret e vertete meshkuj i kane tredhur. Dhe pasojat jane se sa me lehtesi zen rrenje besimi ekstremist musliman ne kete popullsi. Per kete me vjen me te vertete keq. Dhe kjo do te jete edhe nje pengese e madhe e unifikimt te kombit tone.

Submitted by Anonim (not verified) on

RRUGE TE REJA PER TE REALIZUAR QELLIME TE VJETRA.

NGA KJO LOJE  DO TE HUMBASIN VETE KOSOVARET.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Faik bèj Konica ka thene:

"......Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin n’Anadoll, me një shkelm prapa!....." (I madh ky Konica! I dolli fjala. Ha,ha,ha.)

Submitted by arnaut (not verified) on

Reagoi dhe Revista Drini mesa duket... ata qe e zbuluan te paret talentin "Brucaj" ahaha

Submitted by Astrit (not verified) on

Si zakonisht shumica e komentuesve merren me kusuret e autorit me shume sesa me argumenat e tij... Une lexoj ne kete artikull qe: 1- ne Kosove ka njerez qe po mohojne Gjergj Kastriotin qe historikisht ka qene e vetmja figure qe i bashkonte shqiptaret. Te mohosh Skenderbeun eshte ti heqeshshtyllek kurizore kombit. Po ka njerz qe kundershtojne kete, le ti degjojme. 2- Ka forca me shume influence ne Kosove qe kerkojne futjen e feve ne shkolla. Qe praktisht eshte fundi i shtetit laik, i cili esht guri themeltar i nje shoqere te modelit Perendimor. Nese ka njerez qe nuk jane dakord, apo qe mendojne se Kosova (apo shtete te tjera) nuk duhet te ndjekin modelin Perendimor por modele alternative, le ti degjojme.

Submitted by Drini (not verified) on

Verej se artikulli i publikuar ne kete gazete eshte i ndryshuar dhe nuk eshte konform me artikullin origjinal qe eshte botuar tek gazeta Mapo, dhe revista Drini. Kjo eshte e papranueshme! Ne frazen..."sot në legjislacionin e saj politik ka të regjistruara dy parti katolike"...kjo fjale eshte zevendesuar me qellim nga dikush,  ne vend te fjales islamike  eshte vene fjala katolike. Po ashtu, edhe ne pjese te tjera te artikullit dikush e ka ndryshuar, duke tentuar ta shnderroje ne nje artikull te shkruar keq dhe me gabime. Do ti lutesha redaksise se kesaj gazete qe te kopjoje artikullin origjinal tek Mapo, ose ta fshije fare kete version te deformuar.

Submitted by Drini (not verified) on

Verej se artikulli i publikuar ne kete gazete eshte i ndryshuar dhe nuk eshte konform me artikullin origjinal qe eshte botuar tek gazeta Mapo, dhe revista Drini. Kjo eshte e papranueshme! Ne frazen..."sot në legjislacionin e saj politik ka të regjistruara dy parti katolike"...kjo fjale eshte zevendesuar me qellim nga dikush,  ne vend te fjales islamike  eshte vene fjala katolike. Po ashtu, edhe ne pjese te tjera te artikullit dikush e ka ndryshuar, duke tentuar ta shnderroje ne nje artikull te shkruar keq dhe me gabime. Do ti lutesha redaksise se kesaj gazete qe te kopjoje artikullin origjinal tek Mapo, ose ta fshije fare kete version te deformuar.

Submitted by fatmiri (not verified) on

Kjo çeshtja e fese do te jete probleme i madh per shqiptaret. Dy jane kategorite kryesore, myslymanet dhe te krishteret; Megjithese nga origjina e babait jam myslyman, te kristjanet shikoj nje civilizim te larte dhe nje raport te ndertuar shume here me drejte me vetveten njeriu.  Ate qe ta do shpirti, haje, por mos me detyro ta ha dhe une me pahir. Kete po bejne hoxhet sot dhe nuk jane hoxhe, por jane njerez te stisur ne detyre te qellimshem qe marrin ne qafe turma besimtaresh te pa fajshem.

Submitted by arb (not verified) on

E dini se çfare ben nje gjarper kur eshte i goditur dhe po ngordh. Turret te kafshoje çte jete, perpelitet e perdridhet me pak fjale behet i frikshem. Agresiviteti i nje grupimi rritet kur ai shikon qe po rrezikohet. Fuqia e tij po bie. Une mendoj qe populli ne Kosove ka orientim perendimor. Kjo nuk do te thote qe te kete shkujdesje ndaj problemit.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Arb do jeë gjëja më e mrekullushme po të ndolli kjo që ke shkruar

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.