Zbulohen 490 rrënjë kanabis në Korçë dhe Mat

Postuar në 07 Gusht, 2013 10:14

MAT- Zbulohen disa parcela të mbjella me rrënjë Kanabis Sativa në malin e Balgjajt në Mat. Polica e Matit pas zbulimit të këtyre zonave ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 100 rrënjë Kanabis Sativa.

Zbulimi i tyre u bë pas një iformacioni të marrë në rrugë operative, ndërkohë që ende nuk dihet në pronësi të kujt janë parcelat.

Ndërkaq ditën e sotme më herët policia e Korcës, ka sekuestruar 390 rrënjë kanabis në zonën e Leskovikut si dhe ka vënë në pranga shtetasit Seli Bajo dhe Oliger Shehu, 2 të arrestuarit ishin prej kohësh nën mbikëqyrje dhe kishin mbjellë 3 parcela me kanabis.

Mësohet se gjatë operacionit të sotëm për arrestimin e poseduesve të bimëve narkotike, njëri prej autorëve ka bërë rezistencë duke qëlluar me automatik në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar pasi policia ka neutralizuar autorët.

Sot Komanda Operative Ajrore e Guardia di Finanza bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat.

Në këtë vend, sqarojnë specialistët e Guardia di Finanza, që po veprojnë në bashkëpunim më policinë shqioptare, janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marijuhanë të cilat kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh.

Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë, në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.