Vrau me thikë gruan, ‘arrest me burg’ 27 vjeçarit

Postuar në 24 Korrik, 2013 05:16

TIRANE- GJykata e Krimeve te Renda ka caktuar sot masen e sigurise “arrest me burg” per Ersnik Gjoshi, 27 vjeç, autor i vrasjes së gruas së tij 17-vjeçare Anxhela Gjoshi, në fshatin Hekal të Tiranës.  

Ai akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. 

Nje dite me pare, ne nje rrefim per “Panorama” babai i autorit, Ramiz Gjoshi thoshte se Anxhela ishte si vajza e tyre dhe martesa ishte bere pas vitesh njohjeje me pelqimin e paleve. 

Babai i autorit të krimit thotë se e ka pyetur djalin më me saktësi çfarë kishte ndodhur dhe ku ishte gruaja e tij.

“Edhe ajo ka vdekur, e vranë edhe atë”, kanë qenë fjalët e Ersnik Gjoshit. Babai i të riut thotë se në këtë kohë djali i tij mbante ende thikën në dorë. 

“Ia hoqa thikën nga duart dhe menjëherë lajmërova policinë, ai kishte qëlluar edhe veten dy herë në gjoks, u ul aty në shkallë dhe priti derisa erdhi policia”, pohon vjehrri i nuses së vrarë tri ditë më parë në fshatin Hekal, zona fundore e Petrelës, në periferi të Tiranës.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.