Vrau gruan me 5 plumba dhe u vetëplagos, vdes në spital Ilirjan Cani

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:04

TIRANE- Ka ndërruar jetë në spital, Ilirjan Cani, i cili qelloi për vdekje gruan e tij, 37- vjeçare, Alketa Cani. 39 vjeçari, nënoficer i një reparti ushtarak në periferi të Tiranës, qëlloi me pesë plumba gruan brenda në banesë, në rrugën “Sadik Petrela”

Ilirjan Cani mbeti i plagosur, kur pas krimit tentoi të vriste edhe veten dhe ndodhej në gjendje të rëndë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e asigurisë “arrest me burg” për Canin,  Akuza e ngritur  për të ishte “vrasje në familje”, ndërsa dosja i kishte kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Xhelozia, problemet ekonomike dhe konsumimi i pijeve alkoolike nga ana e bashkëshortit kanë qenë shkak i vrasjes.

“Ilirjani ka qenë xheloz vazhdimisht ndaj gruas, kanë pasur edhe probleme ekonomike, veçanërisht kohët e fundit, por ne nuk kemi ndërhyrë ndonjëherë në jetën e tyre, pasi nuk na është kërkuar”,- është shprehur për Panoramën në kushte anonimati, një i afërmi i autorit të vrasjes së gruas me pesë plumba.

Alketa Cani, gruaja e vrarë me pesë plumba nga bashkëshorti, la 
jetimë dy fëmijë, 3 dhe 13 vjeç. 

Deklarata e Policisë pas vrasjes
Policia, në një deklaratë për ngjarjen, ka thënë se Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasin Ilirjan Qerim Cani, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me pune n/oficer pranë një Reparti Ushtarak. “Ai dyshohet se në banesën e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij, shtetasen Alketa Cani, 36 vjeçe, lindur në Burrel dhe banuese në Tiranë, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shtetasi Ilirjan Cani ka tentuar të vrase edhe veten dhe ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.