Trojka: Greqia nuk ka përmbushur 210, nga 300 objektiva

Postuar në 13 Korrik, 2012 11:09

Raporti i përkohshëm i Treshes për zbatimin e reformave në Greqi, përshkruan një situatë të keqe në vend, sipas gazetës gjermane Rheinische Post, që ka zbuluar këtë raport. 

Sipas raportit, qeveria greke nuk ka përmbushur 210, nga rreth 300 objektiva që janë të vendosur. Sidomos për privatizimet dhe luftën ndaj evazionit, Athina është shumë prapa objektivit me vetëm dy privatizime me vlerë të ulët gjatë këtij viti, thuhet në raport. 

Në të njëjtën kohë gazeta shkruan se qeveria gjermane refuzon kërkesën e qeverisë greke për një shtrirje të periudhës kohore të zbatimit të programit në dy vjet, duke e cilësuar atë "krejtësisht të papranueshme". Kancelarja Angela Merkel ka theksuar se Greqia mund të marrë një shtrirje kohore vetëm prej disa javësh për arritjen e objektivave buxhetore. 

Nga ana e tij presidenti i industrialistëve gjermanë ka deklaruar se "Greqia duhet të zbatojë menjëherë reformat e miratuara. Asnjë shtet nuk mund të paralizojë përgjithmonë fuqinë ekonomike të një bashkimi të plotë monetar". 

Sekretari i përgjithshëm i Kristandemokratëve gjermanë ka deklaruar për gazetën se “Nga dita në ditë po bëhet gjithnjë e më e qartë se Greqia ka një shans, nëse braktis euron”. 

Ndërkaq në një analizë të saj, Banka Amerikane thotë se "Italia dhe Irlanda, kanë më shumë arsye për të lënë eurozonën, sesa Greqia".

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.