Shkodër, asgjësohen 1416 rrënjë kanabis sattiva

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:36

Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion ditën e sotme kundër kultivimit të lëndve narkotike në këtë zonë. Mësohet se gjatë aksionit janë asgjësuar rreth 1416 rrënjë bimë narkotike, të dyshuar si kanabis sativa, e cila ishte e kultivuar në gjashtë parcela të ndryshme në thellësi të fshatit Dush të komunës Qerret në Pukë.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër, bimët ujiteshin me një tubacion plastik që merrte ujin nga rrjedhat e malit dhe lartësia e këtyre bimëve kishte mbërritur nga 50 cm deri në 2 metër.

Po në kuadër të këtij operacioni, nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në Komunën Pult të rrethit Shkodër, ku në dy parcela u gjetën 70 rrënje bimë narkotike kanabis sattiva, të cilat u asgjësuan.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.