SHBA, Obama rinis betejën për taksat

Postuar në 10 Korrik, 2012 04:19

 Presidenti Barak Obama po rifillon betejën politike të taksave, duke bërë thirrje për zgjatjen e shkurtimit të taksave për amerikanët e klasës së mesme, por jo për të pasurit. Duke marrë parasysh se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen pas më pak se katër muajsh, zoti Obama ftoi sot në Shtëpinë e Bardhë taksapaguesit amerikanë që do të përfitonin nga ky propozim. Presidenti demokrat i cili po përpiqet të fitojë një mandat të dytë katërvjeçar, bëri thirrje për një zgjatje një-vjeçare të ligjit për taksat për ata që fitojnë më pak se 250 mijë dollarë në vit. Ky propozim për shkurtimin e taksave do prekte rreth 98 për qind të taksapaguesve amerikanë. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.