Ripushtohet sheshi "Tahrir", protestuesit presin rezultatet e zgjedhjeve

Postuar në 23 Qershor, 2012 10:53

 

Nën diellin përvëlues janë disa mijëra egjiptianë që kanë ngritur sërish çadrat në sheshin "Tahrir" ku do të qendrojnë aty derisa të shpallet fituesi i zgjedhjeve presidenciale të  Egjiptit.

Rezultatet e balotazhit ndërmjet kandidatit të "Vllazërisë muslimane",  Mohamed Morsy dhe Ahmed Shafik, i cili ka qenë kryeministri i fundit i epokës së Mubarakut, duhet të shpalleshin të enjten por kjo datë u shty pasi Komisioni Qendror Zgjedhor deklaroi se duhet të shqyrtonte rreth 400 ankesa nga kandidatët për parregullsi.

Të dy kandidatët kanë thënë se janë të sigurt për fitoren dhe një grup i pavarur vëzhguesish kanë mbështetur pretendimin e Morsy për një fitore të ngushtë në bazë të të dhënave nga qendrat e votimit. Mbështetësit e Morsy  dhe të tjerë grupime prorevolucionare janë mbledhur në Sheshin Tahrir, pikë qendrore e një kryengritjeje 16-mujore që përmbysi Mubarakun, thanë se, tashmë druanin për një grusht shteti ushtarak në Egjipt, që do të ngjiste në pushtet të zgjedhurin e tyre, Ahmed Shafik, pavarësisht nga rezultatet aktuale. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.