Qeveria e re do të shkrijë agjencitë sekrete paralele

Postuar në 05 Gusht, 2013 08:45

Mazhoranca e re parlamentare pritet të nisë së shpejti një reformë të thellë në fushën e shërbimeve sekrete në vend, duke eliminuar një numër të konsiderueshëm agjencish, të cilat kanë krijuar një panoramë amullie të kompetencave dhe ndërveprimit ndaj qytetarëve, raporton e përditshmja Shqip.

Burime brenda mazhorancës bëjnë të ditur për këtë gazetës se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të ri, në ditët e para të shtatorit, Komisioni për Sigurinë Kombëtare pritet të rinisë punën e Kontrollit civil të agjencive të inteligjencës, duke nisur një reformë të thellë.

Siç mësohet, do të eliminohen strukturat inteligjente në Ministrinë e Financave, do të reformohet thellësisht Shërbimi Informativ i Ushtrisë dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici.

Konkretisht, do të ndalohet përgjimi i qytetarëve nga ana e agjencive inteligjente, duke bërë që në Shqipëri të ketë vetëm një shërbim sekret, që është Shërbimi Informativ Shtetëror, SHISH.

Reforma pritet të propozohet edhe nga ana e qeverisë së re, menjëherë pas nisjes së punës, pas transparencës së thellë në veprimtarinë e punës që kanë kryer në të kaluarën strukturat që janë akuzuar nga opozita e mëparshme dhe opinioni publik për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërkaq, një reformë strukturale pritet të pësojë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili pritet të ulë numrin e punonjësve dhe modernizimin e strukturave të saj.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.