Propozimi i shoqatës: Bileta e urbanit të bëhet 50 lekë

Postuar në 09 Korrik, 2012 06:09

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i propozon bashkisë së Tiranës që bileta e urbanit të bëhet 50 lekë.  Shoqata e argumenton këtë kërkesë me rritjen e çmimit të naftës, dhe koston e blerjes së autobuzave të rinj.  Bashkia konfirmon se propozimi ka mbërritur në dyert e saj, porse ende nuk shqyrtuar dhe nuk është marr asnjë vendim. Nëse ajo e mbështet rritjen e çmimit do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë rritjen. Shoqata është shprehur se nëse nuk pranohet propozimi i saj do të mbyllin fare biznesin, pasi për ta është falimentim.

Albanian Screen

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

ZMK KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË BILETAVE TË AUTOBUZËVE, Shoqata e Transportit: MAREVESHJE KARTEL! Autoriteti i Konkurences te hetoje

ZMK i kërkon Bashkisë Tiranë që të mos pranojë kërkesën e kompanive të transportit për rritje të çmimit të biletës por kërkon privatizimin e linjës skandaloze Kombinat – Kinostudio

Shoqata e Transportit Qytetës po shkel ligjin e konkurencës duke marrë rolin e negociatorit në një marëveshje kartel për rritje çmimi

Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve deklaron se kërkesa për rritjen e çmimit të transportit publik në Tiranë është krejtësisht abuzive dhe e pabazuar në normën shumë të lartë reale të fitimit në Tiranë. 2 ditë pas deklarimit për kërkesë për rritje çmimi të Shoqatës së Transportit Qytetës, vjen dhe reagimi i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve e cila deklaron se çdo kërkesë për rritje çmimi e madhe apo e vogël është krejtësisht e pabazuar në asnjë arsye as ekonomike dhe as sociale. Norma e fitimit të kompanive të transportit publik është shumë e lartë pasi numri i pasagjerëve është shumë i madh dhe bëhet fjalë për një xhiro vjetore prej miliona dollarësh, një shifër kjo e pakrahasueshme me koston reale! Kompanitë kanë probleme me shërbimin e fatorinove por ky është një problem administrativ i brendëshëm i kompanive dhe jo i qytetarëve apo Bashkisë. Kompanitë kanë fitime të shtuara edhe nga reklamat dhe kjo i garanton një fitim maksimal.

ZMK ka kryer studimet e saj në këtë fushë dhe rezulton jashtë çdo logjike kërkesa për rritje çmimi.

ZMK konsideron se me përmirësimin e cilësisë së autobuzëve dhe të vetë shërbimit dhe orareve të tij si pasojë e mbikqyrjes së shtuar të Bashkisë Tiranë (të munguar për 10 vjet me radhë) që qarkullojnë në Tiranë është rritur tej mase numri i pasagjerëve që qarkullojnë duke rritur tej mase normën e fitimit.

Siç është shprehur ZMK edhe në studimin e vitit 2008, Tirana ka një infrastrukturë rrugore kapilare që garanton fitim maksimal sepse garanton maksimumin e thithjes së pasagjerëve në çdo cep të Tiranës dhe vetë qyteti ka nevojë edhe për 7 linja të tjera autobuzësh për të kapur periferitë e shtuara duke vendosur një rrjet bashkëpunimi me komunat rreth Tiranës pasi qyteti po shkrihet me komunat përreth. Numri i pasagjerëve për linjë është më i madh se vetë numri i automjeteve të nevojshme çka garanton një normë shumë të lartë fitimi.

Për këtë arsye dhe të tjera është e qartë se numri i shtuar i pasagjerëve është bën jo vetëm të panevojshme rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve por bën plotësisht të mundur reduktimin e çmimeve drejt zeros për kategori të caktuara pasagjerësh si pensionistët dhe studentët.

ZMK kërkon që Linja Kombinat – Kinostudio të zëvendësohet sa më shpejt me një linjë transporti privat pasi kjo linjë është gangrena e vetme e transportit publik në qytet si pasojë e abuzimeve të rënda prej 10 vjetësh nga Bashkia Tiranë në kohën që drejtohej nga Kryetari Rama.

Në lidhje me pretendimet e Shoqatës së Taksive në Tiranë ZMK konsideron se lufta kundër informalitetit është e drejtë por edhe shërbimi taksi në Tiranë është shumë abuziv në lidhje me mospërdorimin e taksimetrit, abuzime të rënda financiare me konsumatorët, etj.

ZMK kujton se 7 muaj më parë organizoi një protestë kundër rritjes së çmimit të biletave të autobuzëve nga kompanitë e transportit qytetës dhe kjo u ndalua nga Bashkia Tiranë çka na bën të shpresojmë se do të bëhet përsëri.

ZMK do të ndërmarrë aksione ligjore kundër çdo lloj rritje pasi kjo do të cënonte rëndë të drejtat ekonomike të konsumatorëve dhe ditën e Martë ZMK dorëzon pranë Autoritetit të Konkurencës një ankesë zyrtare për shkelje të ligjit të konkurencës bazuar në një marëveshje kartel të kompanive të transportit qytetës të realizuar nga Shoqata e Transportit Qytetës e cila po inkurajon dhe negocion marëveshje që synojnë rritjen e çmimit në treg në kundërshtim me ligjin.

Kujtojmë se Autoriteti i Konkurencës, në Shkurt të këtij viti mori ankesën zyrtare të ZMK për marëveshje kartel të kompanive të sigurimit në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të automjeteve dhe pas ditë më parë u deklarua se ankesa jonë ishte marrë parasysh dhe kishte filluar hetimi zyrtar i kësaj ankese.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.