Pensionet, PS: Nuk ka rritje, por indeksim

Postuar në 13 Korrik, 2012 11:01

Partia Socialiste ka reaguar sot në lidhje me vendimin e qeverisë për rritjen e pensioneve në vend. Sipas sekretarit për programin në PS, Ilir Beqja, ajo c’ka në të vërtetë po ndodh me pensionet, nuk është një rritje, por një indeksim i tyre. 

“Vlerësojmë se nuk është përcjellë sa dhe sic duhet, ajo cfarë realisht ka ndodhur me pensionet me rritjen e tyre. Edhe pse në fakt ju ditët e fundit si media keni përcjellë shqetësimin e pensionistëve, madje shumë prej tyre ankohen se iu është llogaritur gabim rritja, pasi prisnin të mernin më shumë para. Në fakt nuk ka llogartije gabim, por paratë e shtesës janë shumë të vogla. Duhet të bëjmë të qartë për publikun se cdo rritje e masës nominale të pensionit deri në nivelin e inflacionit në fakt nuk është rritje pensioni, është indeksim pensioni, për të ruajtur vlerën, fuqinë blerësë, të një viti të mëparshëm të atij pensioni. Jemi në këtë situatë, qeveria me këtë rritje që ka bërë, i ka borxh pensionistëve 10 milionë dollarë për ti ruajtur nivelin e jetesës së vitit 2011”,- deklaroi sekretari për programin në PS, Ilir Beqja. 

 

Balkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.