PD kundër strukturës së re

Postuar në 24 Korrik, 2013 15:02

Partia Demokratike reagoi menjëherë pas prezantimit nga Edi Rama të strukturës së qeverisë së re. Në një deklaratë për shtyp në selinë blu, deputeti Gerti Bogdani tha se ky është zullumi i radhës i koalicionit të mashtrimit të shqiptarëve.

“Edi Rama faktoi se pazari për ndarjen e 23 qershorit do rëndojë dhimbshëm mbi qytetarët shqiptarë. Fatura e kripur e këtij projekti është zullumi i radhës. Ky koalicion vendos rekordin historik që do të nisë punën duke rritur shpenzimet që ditën e parë. Rama sot vërtetoi fshesën në administratë. Ai është i vetmi që e nis punën duke shkurtuar administratën”, deklaroi Bogdani.
Berisha: Qeveria e re rrit shpenzimet për veten e saj!
Me anë të një statusi në Facebook, kryeministri Sali Berisha, ironizoi me strukturën e qeverisë së ardhshme, strukturë që u bë publike nga Edi Rama disa orë më parë.
“Fillim i mbarë për të luftuar krizën! Rriten shpenzimet e qeverisë për veten e saj me 30%!”, lexohet në profilin e kryeministrit.

Berisha rendit të rejat që do të sjellë ajo që ai e quan qeveria “Piktori 1” dhe që do të jenë të reja për të kënaqur "orekset e sëmura":

“Të dashur miq, risitë e para të qeverisë "Piktori 1" janë:

-rritet me 30% numri i anëtarëve të kabinetit;

-rriten me 30% shpenzimet e qeverisë për veten e saj. Kështu mendon ai se luftohet më mirë kriza?!

-shkenca për qeverinë "Piktori 1" nuk ekziston (e gjora mori malin!);

-kushërira Koleka merr administratën në varësi, për hatër të kushëririt;

-1 milion hektarë pyje mbeten jetim

Ndarje torte për orekse të sëmura. Hajde qeveri hajde!”

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.