OSBE përshëndet përfundimin e procesit zgjedhor: Shpresojmë për pjesëmarrje dinamike të partive në Kuvend

Postuar në 06 Gusht, 2013 14:33

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, ka mirëpritur përfundimin e procesit zgjedhor në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat diplomati i lartë ka shprehur dëshirën për të nisur sa më shpejt bashkëpunimin me qeverinë dhe Kuvendin e ri, që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ne tani presim me dëshirë të bashkëpunojmë me parlamentin dhe qeverinë e re, që shpresoj se do të konstituohen pa vonesë, për ta shtyrë përpara axhendën e reformave të vendit dhe për të fuqizuar shtetin e së drejtës. Një demokraci funksionale, e cila ishte një aspiratë e shprehur nga qytetarët në votime, mund të arrihet vetëm me pjesëmarrjen dinamike të të gjitha partive të përfaqësuara në Kuvend. Nxitja e marrëdhënieve mes një Kuvendi të fortë e transparent dhe zgjedhësve të tij është një ndër veprimtaritë thelbësore të OSBE-së në Shqipëri dhe ne do të punojmë ngushtësisht me Kryetarin dhe anëtarët e Kuvendit për ta mbështetur këtë proces”, tha Wilton.
Ai shtoi se prezenca e OSBE-së do të vijojë të jetë aktive në punën e saj lidhur me zgjedhjet në vend, duke u bazuar, gjithashtu, edhe në gjetjet dhe rekomandimet e raportit të ardhshëm përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.