OKB: Shqetësim për “21 janarin”, fajtorët të dalin para drejtësisë

Postuar në 26 Korrik, 2013 08:34

Komiteti i OKB për të drejtat e njeriut  ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e “21 janarit”, për shkak se fajtorët e saj ende nuk kanë dalë para drejtësisë.

Në konkluzionet e publikuara nga ky komiteti pas raportit të dytë të Shqipërisë, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit, ndërsa përgjegjësit e ngjarjes të ndëshkohen në mënyrën e duhur.

Po kështu bëhet thirrje që të kompensohen familjarët e 4 viktimave. Ndërkaq, Komiteti shpreh shqetësim që Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e grave dhe fëmijëve dhe i bën thirrje shtetit të forcojë masat ekzistuese për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore dhe të hetojë rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në rajonet e policisë.

Në raport thuhet gjiashtu se një problem i madh për Shqipërinë është edhe fenomeni i gjakamrrjes./b.l

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.