Monumenti i Pavarësisë në Vlorë, vendi më i ndotur nga plehrat

Postuar në 09 Korrik, 2012 06:11

Monumenti i Pavarësisë në Vlorë është pika e referimit të turistëve vendas dhe të huaj. Por njëkohësisht ky vend është edhe më i ndoturi në qytet. Drejtoria e Monumenteve të Kulturës e ngre këtë shqetësim, pasi nuk po gjen zgjidhje për pastrimin e tij. Mungesa e bashkëpunimit me bashkinë e qytetit dhe mungesa e kulturës qytetare e kanë kthyer në problem mirëmbajtjen e monumentit të pavarësisë në Vlorë.  Muri rrethues i tij është kthyer në vendgrumbullimi mbeturinash thotë përfaqësuesi i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës. 

"Grupi i punës i ndërmarrjes tonë ka marr masat e nevojshme ka vajtur disa herë në Kalanë e Janinës, ka vajtur disa herë në murin mbas monumentit të Pavarësisë, e ka mirëmbajtur. Megjithëse e kemi problem të vazhdueshëm, njerëzit që rinë në lulishte të gjitha mbeturinat i hedhin te muri i kalasë. E kemi bërë disa herë problem dhe në bashkinë e Vlorës", thotë Ymer Yzeiri, përfaqësues i drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës.

Gjendja e monumenteve të tjera të kulturës është pjesërisht e kënaqshme por rrugët për të mbërritur tek to janë tejet të dëmtuara. Për të mbërritur në kalanë e Kaninës duhet kaluar një rrugë e ngushtë  me gropa e pluhur. Ndërsa për në Kalanë e Porto Palermos rruga është pjesërisht e rikonstruktuar. Për të mbërritur në 100-vjetorin e Pavarësisë kanë mbetur edhe pak muaj të cilët vështirë se do të mjaftonin për ti bërë lehtësisht të vizitueshëm monumentet e kulturës në qytetin e Vlorës.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.