Mediat greke: Doping ilegal nga Shqipëria

Postuar në 09 Korrik, 2012 05:57

Pas lajmit të publikuar pak muaj më parë në mediat greke, në lidhje me një drogë të re q ë po vinte nga Shqipëria, lajm i cili më pas u mohua nga Policia e Shtetit Shqiptar, mediat e shtetit fqinj kanë vënë sërish alarmin, këtë herë në lidhje me një substancë dopingu, e cila sipas tyre vjen nga Shqipëria. Bëhet fjalë për medikamentin “Anabolik”, i cili hyn në listën e medikamenteve të ndaluara nga Shoqata e Anti-Dopingut. 
Ka qenë një prej gazetave më të mëdha të shtetit fqinj “To Vima”, e cila ka publikuar lajmin në lidhje me këtë medikament, i cili është duke hyrë në masë në Greqi, kryesisht nga Shqipëria dhe vendet e Evropës Qendrore, në mënyrë ilegale. Referuar shkrimit të kësaj gazete mësohet se medikamenti në fjalë shpërndahet kryesisht në farmacitë e Athinës dhe të qyteteve të tjera kryesore në Greqi, e më pas blihet nga personat që merren me palestër ose me sporte të ndryshme. 
”Vlera e “Anabolik”-ut të futur në mënyrë të paligjshme në Greqi, arrin në 2.3 milionë euro, steroid ky i cili futet në vendin tonë kryesisht nga Shqipëria dhe vendet e Evropës Qendrore”, – shkruan “To Vima”. Sipas gazetës, këto përfundime kanë ardhur pas hetimeve të kryera nga strukturat e Krimit Financiar, të cilat kanë arritur të zbulojnë dhe të bllokojnë një sasi të madhe “Anabolik”-u në farmacitë e Greqisë, e cila ishte pa dokumentet përkatëse. Ndërkaq, mësohet se hetimet kanë nisur pak muaj më parë ku u zbulua fillimisht se ky steroid hynte në mënyrë ilegale nga Shqipëria. Nga ana tjetër, mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se strukturat e Krimit Financiar janë duke vijuar punën për të identifikuar personat që e sjellin në mënyrë ilegale këtë substancë, e cila më pas shpërndahet në të gjitha farmacitë e Greqisë. 
Precedenti 
Në muajin nëntor të vitit të shkuar, Policia Greke është vënë në alarm për shkak të një droge të re që ka qarkulluar mes narkomanëve të këtij vendi. Fentanyl quhet medikamenti në fjalë, i cili ka gjetur një përhapje të gjerë kohët e fundit dhe që e ka prejardhjen nga Shqipëria dhe Bullgaria. Efektet e tij, raportojnë mediat e shtetit fqinj, janë 50 herë më të fuqishme se të heroinës së bardhë dhe se kohët e fundit përdoruesit e drogës preferojnë Fentanyl-in, pasi është i pastër dhe pa përzierës dhe mund të gjendet me një çmim më të arsyeshëm se heroina. “Njoftimi është dhënë nga policia në lidhje me drogën e re, Fentanyl, e cila në vendin tonë mbërrin nga Shqipëria fqinje dhe Bullgaria. Ky medikament i ri është 50 herë më i fuqishëm se heroina e bardhë”, - raportuan në atë kohë mediat e shtetit fqinj. Ndërkaq, vetëm një ditë pas publikimit të këtij lajmi në “GSH”, Policia e Shtetit e mohoi këtë gjë duke e cilësuar të pabazuar në fakte, ndërsa nga ana tjetër mediat e shtetit fqinj, të cilat i referoheshin burimeve nga Policia Greke shprehnin shqetësimin në lidhje me përhapjen e kësaj droge të re.

 

Ballkanweb.com

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>@Stefan: keni te drejte. Kam pershtypjen se Z.Nano mori keshillen time mbi perkthimet me &#39;google translate&#39;, dhe kur thuhet &quot;ne Shqiperi&quot; s&#39;e ka pat parasysh se &quot;ne&quot; ne kete kontekst do te thote &quot;drejt/ne drejtim te/ etj &quot;&nbsp; Haha :)</p><p>Pres te shoh se a do ta kete RP kurajon civile per pergenjeshtrim???</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>I beni &#39;delete&#39; ketij shkrimi pasi eshte kodra pas bregut me origjinalin, jane ngateruar komplet te dhenat...madje dhe &#39;gjeografia&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.