Maskat në Rrugën e Kombit

Postuar në 04 Gusht, 2013 14:05

Blutë e Lezhës kanë arrestuar 21-vjeçarin Ardit Maxhuni, banues në Grykë-Lumë, Komuna Shënkoll, ndërsa Anton Nikolli, 21-vjeç nga Durrësi është shpallur në kërkim për grabitjet e ditëve të fundit me maska në Rrugen e Kombit.

Sipas Policisë së Lezhes, këta dy shtetas janë autorë të grabitjes së dy shtetasve kosovarë në autostradën Durrës-Kukës, mëngjesin e së shtunës.

Gjithashtu, ata po hetohen edhe për dy grabitjet e ndodhura në datën 3 prill dhe 11 korrik. “Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Maxhuni është autor edhe i disa veprave të tjera kriminale, si ajo e ndodhur në datën 3 Prill, kur u vodh me armë shtetasi A. Kamberi dhe në 11 Korrik, në Rreps, Mirditë. Materialet hetimore i janë përcjellë Prokurorisë së Lezhës, për veprat penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim e mbajtje të paligjishme të armëve luftarake”, deklaroi Fatos Cera, zëdhënës i policisë së Qarkut Lezhë.

Operacioni i policise u mbështet edhe nga forcat speciale si edhe një helikopter.

Sipas hetimeve, dy të rinjte zgjidhnin fundjavën për të grabitur, pasi vinin shumë shtetas nga Kosova për të kaluar fundjavën në brigjet e bregdetit shqiptar.

Ata vendosnin gurë në autostradë për të ndaluar makinat dhe më pas i kërcënonin me armë.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.