Marshim kundër Islamit. Përleshje në Bristol

Postuar në 15 Korrik, 2012 11:22

Janë shënuar përleshje dhe përplasje të izoluara mes policisë dhe demonstruesve që mbështesin të djathtën ekstreme në qytetin jugperëndimor anglez të Bristolit gjatë një marshimi kundër ndikimit të Islamit. Rreth 300 mbështetës të Lidhjes në Mbrojtje të Anglisë marshuan kundër asaj që organizata e djathtë e quan "Islamifikim" të qytetit. 

Rreth 1000 oficerë policie, përfshirë këtu dhe skuadra për kontrollin e trazirave, u vendosën në vendin  ku u mbajt protesta. Të paktën 11 persona u arrestuan në përleshjet ndërmjet demonstruesve dhe policisë. Në një incident të izoluar forcat e rendit u sulmuan me bomba molotov. Grupimi  i Ligës në Mbrojtje të Anglisë ka si simbol Kryqin e Kuq të Shën Gjergjit, dhe është organizata më e njohur anti-islamike në Britani.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.