Kriza në Eurozonë, sot nis samiti i G20-ës

Postuar në 18 Qershor, 2012 06:39

Liderët e ekonomive të industrializuara dhe në zhvillim takohen sot në Meskikë, për të diskutuar mënyrat e rritjes së ekonomisë botërore. Samiti i G20-ës nis një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, të cilat kanë nxjerrë fituese partinë që mbështet marrëveshjet për masa kursimi, për të shpëtuar vendin nga falimentimi. 

Udhëheqësit e G20-ës pritet t’iu bëjnë presion zyrtarëve evropianë për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Eurozonë. Në nisje te samitit në Los Kabos, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë bisedime rreth konfliktit në Siri. Samiti i G20-ës zhvillon punimet sot dhe nesër.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.