Korçë, grabiten 60 piktura nga Galeria e Arteve

Postuar në 09 Korrik, 2012 05:53

Zhduken 60 piktura nga Galeria e Arteve në Korçë, "Guri Madhi". Sipas informacioneve të fundit 30 prej veprave janë të realizuara prej piktorit të madh Vangjush Mio. 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të gjetur autorët. Në Galeri nuk ka asnjë thyerje apo shenjë që të tregojë grabitje me dhunë. 

Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Galerisë së Arteve deklaron se nuk ka asnjë të dyshuar, ndërsa mësohet se ndërtesa dhe objektet ruhen nga kujdestare vullnetarë.

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.