Kisha peshkopale amerikane miraton shërbimet për homoseksualët

Postuar në 11 Korrik, 2012 06:20

Kisha Peshkopale në Shtetet e Bashkuara është bërë institucioni më i madh i bekimit të marrëdhënieve mes personave të të njëjtit seks. 80% e Dhomës së Delegatëve të kësaj kishe votoi për zbatimin e politikës së re për një periudhë prove 3- vjeçare. Megjithatë zyrtarë të Kishës theksuan se ceremonia e re, e cila përfshin lutje dhe shkëmbime betimesh e unazash, nuk ishte një martesë mes personave të të njëjtit seks. 

Kisha Peshkopale Amerikane, pjesë e komunitetit anglikan me 77 milionë anëtarë, ka rreth 2 milionë ndjekës. Gjashtë shtete amerikane si dhe distrikti i Kolumbias kanë legalizuar martesat e personave të të njëjtit seks dhe pritet që një vendim të tillë ta marrin brenda këtij viti edhe tre shtete të tjera.

30 shtete të tjera amerikane kanë miratuar ndërkaq amendime kushtetuese që kufizojnë martesën në bashkimin mes një burri dhe një gruaje. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.