HOLLANDE I ANKOHET JAHJAGËS PËR AZILKËRKUESIT

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:29

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar të enjten në Slloveni Presidentin e Francës Francois Hollande, me të cilën ndër të tjera ka diskutuar edhe për cështjen e azilkërkuesve të Kosovës në shtetin frëng.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Jahjaga ka premtuar se do të angazhohet personalisht për të ndërprerë valën e migrimit legal.

"Presidenti Hollande po ashtu shprehu brengën për numrin në rritje të azilkërkuesve nga Kosova në Francë duke thënë se kjo çështje po shkakton probleme dhe po i jep shtetit një imazh të shëmtuar.Presidentja Jahjaga e shprehu angazhimin e saj personal dhe atë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndalur valën e migrimit ilegal, duke theksuar se motivet e migrimit tash janë ekonomike dhe jo politike" thuhet në njoftim

Jahjaga ka ngritur edhe çështjen e liberlizimit të vizave gjatës bisedës me Hollande.

"Presidentja tha se Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave për qarkullim të lirë të qytetarëve në vendet e BE-së dhe vlerësoi se ndihma e Francës në këtë proces do të ishte e më se e nevojshme"

Takimi Jahjaga -Hollande është realizuar në kuadër të takimeve në Brdo të Sllovenisë, ku janë mbledhur Presidentët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

 

 

EXPRESS

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.