Godina e re, BSH del nga afatet

Postuar në 05 Gusht, 2013 02:55

Shtetet e Bashkuara deklarojnë se do të mbajnë të mbyllura deri të shtunën e ardhshme një numër ambasadash në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të kërcënimeve terroriste.

Të paktën 21 ambasada dhe konsullata u mbyllën ditën e djel. Departamenti i Shtetit në Uashington deklaroi se zgjatja e masës erdhi për shkak të kujdesit dhe jo si një reagim ndaj kërcënimeve të reja.

Edhe qeveria e Britanisë së Madhe deklaroi se ambasada e saj në Jemen do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e festave myslimane.

Më herët Ministria e Jashtme në Londër deklaroi se do ta mbante mbyllur ambasadën në kryeqytetin e Jemenit deri të martën.

Ndërkohë, misionet diplomatike amerikane në Algjer, Kabul dhe Bagdad janë mes atyre që do të rihapin dyert ditën e hënë, njoftoi Uashingtoni zyrtar.

Por zyrat e tjera diplomatike në Abu Dhabi, Aman, Kajro, Riadh, Dhahran, Xhedah, Doha, Dubai, Kuvait, Manama, Muskat, Sana dhe Tripoli do të mbeten të mbyllura deri të shtunën.

Departamenti i Shtetit shtoi gjithashtu misionet afrikane në Antananarivo, Buxhumbura, Xhibuti, Khartum, Kigali dhe Port Luis në listë, që do të thotë se numri i ambasadave e konsullatave që do të mbeten mbyllur është 19.

Ndërkohë, alarmi i Uashingtonit për turistët për shmangien e udhëtimeve, i lëshuar ditën e premte, do të qëndrojë në fuqi deri në fund të gushtit.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.