Fier, Zharreza proteston: Shpërthimet për naftë na prishën shtëpitë

Postuar në 18 Qershor, 2012 06:37

As arrestimet dhe ndjekje penale për më shumë se dhjetë prej banorëve të fshatit Zharrës në Fier nuk kanë ndalur protestën kundër shpërthimeve nëntokësore që një kompanië nafte kryen në këtë zonë.
Dhjetra banorë janë mbledhur sërish sot dhe kanë protestuar kundër kompanisë kanadeze ‘Bankers’. Sipas banorëve, shpërthimet nëntokësore për naftë nga kjo kompani po dëmtojnë banesat e fshatit. Per protesten e djeshme 2 banore perfunduan ne pranga ndersa po ndiqen ne gjednje te lrie 12 persona.

Per situaten e krijuar pritet që sot kreu i Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore të takohet me përfaqësues të ‘Bankers’. Në takim do të marrin pjesë dhe një përfaqësi e banorëve.

Arrestime
Dy persona të arrestuar dhe 12 të tjerë do të procedohen penalisht në gjendje të lirë nga policia, ky është rezultati i posprotestës së djeshme në fshatin Zharrës së Fierit. Dhjetëra banorë të komunës Zharrëz në Fier protestuan dje kundër firmës kanadeze të naftës, pasi pretendojnë se shpërthimet nëntokësore u kanë shkaktuar shqetësim dhe dëme materiale në banesat e tyre.

Policia dje arrestoi në flagrancë shtetasit, Kastriot Beluli, 45 vjec dhe Gentjan Asllani, 38 vjec, të dy banues në Zharrez Fier për veprat penale të “Shkatërrimit te prones me mjete te tjera” dhe “Organizimit dhe pjesmarrjeas ne grumbullime të pa ligjshme”.

Sipas policia ata janë futur në mënyrë të paligjshme dje rreth ores 04.00, në vendin e quajtur Depot e Firmes “Bankers” ne fshatin Zharrez, ne vatren e pusit nr.5007 dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hapur depot e naftës të kësaj firme ku kanë derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto, si dhe kanë bllokuar rrugën nacinale Fier-Rroskovec së bashku me persona të tjerë.

Policia gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lire per vepren penale te “Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime të pa ligjshme” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal per shtetasit :
-Shkelqim Gremi, 47 vjec.
-Neki Karafili, 49 vjec
-Bajram Karafili, 70 vjec
-Namik Deliaj, 57 vjec.
-Abedin Hoxha, 48 vjec.
-Elton Ruko, 30 vjec.
-Haxhi Shushka, 75 vjec.
-Tajar Hajdini, 61 vjec.
-Aldi Baha, 28 vjec.
-Fuat Kaliçi, 50 vjec.
-Bledar Rama, 26 vjec.
-Fadil Bani, 53 vjec, të gjithë banues në Zharrës.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Fier për veprime te metejshme.

Fshatrat kundër Bankers
Por, dita e djeshme nuk ka qenë e vetmja që banorët ankohen dhe protestojnë për shpërthimet nëntokësore. Gjatë vitit të kaluar kanë qenë fshatrat Kallm 1 dhe Kallm 2, komuna Mbrostar të Fierit. Sipas banorëve, banesat po plasariten dhe ndjehen në rrezik jete nga këto veprime të firmës.
Edhe pse përfaqesues të kompanise kanadeze kanë premtuar minimizimin e shpërthimeve nëntoksore, ende nuk është marrë asnjë masë. Sipas vetë banorëve, Bankers Petroleum nuk ka respektuar premtimet e bera në nisje e aktivitetit te saj. Ata ankohen se kjo kompani është përqëndruar në shfrytëzimin në maksimum të puseve të naftës dhe nuk shqetësohet për pasojat qe po shkakton në jetesën e këtij komuniteti. Kompania kanadeze Bankers Petroleum administron të gjithë zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës në Fier.
Dje, protesta e radhës u krye nga banorët e fshatit Zharrës.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.