Bileta e transportit urban, PS kundërshton rritjen

Postuar në 10 Korrik, 2012 04:13

Këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës kundërshtojnë rritjen e çmimit të biletës për linjat urbane nga 30 në 50 lekë. Aldrin Dalipi tha se rritja vjen në kushtet e një krize të skajshme ekonomike, rritje të cilën ai tha se do ta refuzojnë kur propozimi të diskutohet zyrtarisht ne këshillin bashkiak të  Tiranës. 

"Ne si këshilltarë të opozitës kërkojmë që bashkia e Tiranës të shprehet me këtë tentativë që do të rëndojë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve. Çdo veprim që bie ndesh me interesin qytetar do të marrë si përgjigje kundërshtimin tonë të plotë dhe mospranimin e inisiativa që janë thjesht dhe vetëm në dëm të komunitetit të qytetit", deklaroi Dalipi.

Gjithashtu dhe Furumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ka reaguar në lidhje me vendimin e Shoqatës se Transporit Urban. 

"Nga kjo gjë preken të gjithë aq më tepër studentët. Gjatë gjithë fushatës ne kemi dëgjuar kryebashkiakun Basha që premtonte mrekullira nga më të ndryshmet për studentët. Ai premtoi kartën e studentit, madje ai shpërndau edhe disa të tilla, por ne ende sot e shikojmë këtë gjë të parealizuar", u shpreh nënkryetarja e këtij forumi.

 

Albanian Screen 

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

<p>Nje raport mbi agjensite turistike ne BE thoshte sot se 60% e tyre kane rritur apo do te rrisin kete vere koston per cdo rezervim a udhetim turistik per shkak te rritjes te cmimit te karburantit. Ky reagim financiar eshte mese normal ne ekonomine e tregut. Aspekti ekonomik i funksionimit te cdo sherbimi eshte gurthemeli i kapitalizmit. Kerkesa e PS-se albaneze eshte sa absurd aq edhe e bazuar mbi nje ideologji komuniste ku fatura financiare per hesap propagande bamiresie nuk ka rendesi. Edhe ne BE ka krize ekonomike, biles me teper se ne shqiperi. Nuk behet privati Nene tereza gjithnje kur ka krize. Ndryshe nuk do te kishim kurre krize sepse per cdo perkeqesim te ekonomise privati do ta njeutralizonte me humanizmin e tije. Ide paradoxke e absurde apo? Me tej, Eshte absurd pretendimi i PS-se se rritja e kostos se udhetimit urbanistik eshte kunder interesit te popullsise. Sa per djeni, interesi&nbsp; i popullit eshte gjithnje e ne cdo fushe i tille qe sherbimet e per cdo konsum kostoja e pageses te jete 0 leke! kush eshte ai qe deshiron te paguaje me shume, apo te paguaje me qef? Por keshtu nuk do te funksiononte asnje ekonomi ne bote. Duhet pare edhe interesi i sipermarresit qe te justifikoje sipermarrjen. Po nuk u ballancua cmimi, kushdo del me humbje. Nje ekonomi me humbje eshte e destinuar te perendoje. Bicikleta atehere? Eshte e njejta llogjike qe vlen edhe per cdo shites te cfaredo lloji qe perllogarit cmimin mbi kostot e krijuara. Eshte shume e trishtueshme qe te degjosh kaq propagande banale dhe jashte cdo llogjike ekonomike per hesape elektorale. Nqs. fatura e shtrenjtuar nuk ballancohet me korrigjim te cmimit i bie qe bashkia te subsionoje sipermarresit e trasportit. Kjo eshte po e njejta pagese qe populli do ta paguante ashtu keshtu por ne kete rast indirekt permes takses se grumbulluar. Premtimet e Bashes nuk kane qene te tilla qe shkojne ne kah te kundert me filozofine e thjeshte te ekonomise ne nje sistem tregu kapitalist.</p><p>kev</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.