Arvizu lëshon një thumb: Ka pasur pikëpyetje për votimin në PD, por i uroj Bashës fat

Postuar në 24 Korrik, 2013 05:11

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, duke komentuar zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike, tha se i uron fituesit Lulzim Basha fat, por nuk la pa përmendur faktin se ka pasur pikëpyetje për procesin.

“Ne i urojmë gjithë të mirat. Mendoj se, që një demokraci të jetë funksionale, duhet të ketë një opozitë të fortë, sikurse në këtë rast, kur PD-ja do të jetë në opozitë. Disa njerëz kanë ngritur pikëpyetje se sa efektiv dhe transparent ishte procesi i votimit. Janë pikërisht këta njerëz, të cilët e kuptojnë më mirë procesin, se sa unë. Për sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo përbën një çështje të brendshme të PD-së dhe janë ata, që duhen të merren me këto çështje të brendshme, në mënyrën që e gjykojnë të drejtë. Ne i urojmë zotit Basha fat. Me kënaqësi pres të punoj me të, sikurse edhe me zotin Olldashi”, tha Arvizu./ep

  TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.