Arti kundër dhunës, aktivitet sensibilizues nga studentët

Postuar në 20 Qershor, 2012 07:47

 

Posterat që qytetarët e Tiranës do të shohin nëpër autobusët e transportit publik janë krijime të studentëve të universitetit të Arteve dhe u bëjnë thirrje të gjithëve për të koontribuar sadopak në ndalimin e dhunës në familje. Fushata e çelur me moton "Art në Autobus" është një nismë e misionit të OSBE-së në Tiranë, policisë së Shtetit dhe universitetit të Arteve.

"Dhuna ne familje nuk i takon vetëm familjes por gjithë shoqërisë, ajo është e lidhur ngushtë me të drejtat e njeriut të cilat ne duhet t'i mbrojmë. Këto të drejta duhet të respektohen kudo edhe në shtëpitë shqiptare", deklaroi Wollfarth.

Nisma sensibilizuese është produkt i studentëve të arteve pamore të grafikës dhe dizajnit. Studentëve realizues të këtyre posterave u janë akorduar edhe certifikata vlerësuese. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.