Arrestime në Vlorë për ndërtimet pa leje

Postuar në 25 Korrik, 2013 15:02

Një qytetar i Sarandës është arrestuar pasi ka shkatërruar tërësisht ishullin që e shfrytëzonte për biznes privat.

Nga strukturat e seksionit kundër Krimit Ekonomik, është ekzekutuar masa e arrestit nga Gjykata e Sarandës, në ngarkim të shtetasit Sotir Dhiamanti Vito vjeç 40 banues në Ksamil për veprat penale ‘shkatërrim i pronës dhe ndërtim i paligjshëm’.

Ky shtetas kishte ndërtuar një lokal pa leje, të cilin e shfrytëzonte në bashkëpunim me disa persona të tjerë në një nga ishujt e Ksamilit, duke shkatërruar seriozisht atë.  Masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për këtë shtetas dhe për një shtetas tjetër, të shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, është lëshuar nga gjykata pas hetimeve 6 mujore, në lidhje me ndërtimet pa leje në ishujt e Ksamilit dhe shkatërrimin me pasoja të pariparueshme.

Gjithashtu në kuadër të veprimeve hetimore për këtë problem nga strukturat e komisariatit të policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë për moskallzim krimi dhe refuzim për të treguar dhe për shtetasin Altin Sami Zeneli, vjeç 34 banues në lagjen nr. 1 Sarandë. /A.S/

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.