AMA vazhdon të shkelë ligjin,çon përpara licencimin e rrjeteve

Postuar në 26 Korrik, 2013 03:32

Pavarësisht se i mungon kuorumi i nevojshëm, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati, vijon përpjekjet për të përmbyllur miratimin e akteve që lidhen me transmetimet numerike. Mbledhjen e radhës Bushati e zhvilloi vetëm me operatorët lokal, pasi televizionet kombëtare Top Channel, TV Klan përfshi platformën më të madhe në vend DigitAlb e kanë bojkotuar këtë proces.

“Ne mirëpresim çdo rekomandim dhe sugjerim tuajin për këto rregullore. Këto akte pritet që të miratohen nga fillimi i shtatorit. Shprehim keqardhje për mospjesëmarrjen e të tjerëve”, tha Bushati. Meqenëse zonja Bushati shpreh këtë keqardhje, ajo asnjëherë nuk është marrë me shkaqet e bojkotimit të këtij procesi nga grupet më të mëdha të interesit.

Pavarësisht një sërë problematikash të ngritura nga Top Channel, zonja Bushati hesht, duke mos u përballur me to. Top Channel i ka dërguar me shkrim zonjës Bushati vërejtjet për procesin në parim dhe më pas ka denoncuar procesin e ndërmarrë nga zonja Bushati si antiligjor me vetëm 3 anëtarë, që AMA po çon përpara, ndërkohë që liçencimi i rrjeteve kërkon një kuorum prej të paktën 5 anëtarësh. Pavarësisht se me një shkresë zyrtare Top Channel i ka kërkuar institucionit të zonjës Bushati të bëjë publike dokumentin e rregullores me firmat e 5 anëtarëve, ende nuk ka një përgjigje prej saj.

I rikujtojmë zonjës Bushati se ajo në emër të institucionit që drejton, të drejtës së informimit dhe transparencës për këtë proces duhet t’i japë përgjigje pyetjes se perse gjate këtyre 3 viteve nuk është hartuar plani i caktimit të frekuencave, dokument bazë për licencimin e rrjeteve numerike. Po ashtu përse ajo është duke e nxituar në këtë proces në një kohë kur ndryshimi balancave politike në vend e nxjerr atë të jashtëligjshme. Aq me tepër që ajo kërkon ta përmbyllë këtë proces në muajin shtator.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.