Akuzë për dy pistoletat biznesmenit të Fierit

Postuar në 14 Qershor, 2014 05:50

Ndryshe nga dyshimet e prokurorisë për implikimin e tyre në trafikun e drogës, biznesmeni i Fierit, Arjan Shanaj i arrestuar dy ditë më parë dhe Astrit Bushi nga Laçi akuzohen momentalisht vetëm për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Mësohet se efektivët e policisë pas dyshimeve kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, duke i sekuestruar Arjan Shanaj dy armë zjarri, të cilat mendohet se ai i zotëronte pa lejë.

Pas ndalimit të tij, efektivët e kanë shoqëruar në ambjentet e policisë, ndërkohë që ditën e djeshme kanë mbëritur materialet hetimore në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Ndërkohë sipas burimeve të komisariatit Laç, Astrit Bushi, veç akuzës së armëmbajtjes pa lejë, pritet të përballet me një proces gjykimi, për ekstradimin e tij në Itali. Sot ose nesër biznesmeni i Fierit Arjan Shanaj do dalë para gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e arrestit që do kërkojë prokurori i çështjes.

Shanaj, është një emër mjaft i njohur në qytetin e Fierit për shkak dhe të bizneseve që zotëron. Lidhur me këtë çështje burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se do i drejtohen gjykatës me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin.

Ekstradimi i Bushit
Astrit Bushi, laçiani i arrestuar nga forcat RENEA mësohet se është vënë në pranga për llogari të autoriteteve italiane. Bushi, është shpallur në kërkim nga drejtësia Italiane për shkak të një dënimi në këtë shtet për akuzën e trafikut të drogës. Mësohet se ai kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu në Shqipëri, pasi kishte shlyer një dënim prej 3.4 vite burg dhe 3 milion lekë të vjetra, dënim ky që është dhënë nga gjykatat spanjolle, por që është njohur në 17 janar 2013 nga gjykata e Laçit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.