Agimi i Artë, thirrje në spitale: Gjak grek dhe vetëm për grekët

Postuar në 11 Korrik, 2012 12:22

Gjak grek dhe vetëm për grekët”, kërkon Agimi i Artë në spitalet publike, dhe ka njoftuar se është duke krijuar një bankë të gjakut ekskluzivisht për grekët. Me një poster të veçantë anëtarët e Agimit të Artë iu bëjnë thirrje njerëzve, për të dhuruar gjak vetëm për grekët. 

24 orët e fundit, anëtarët e partisë neonaziste u përpoqën për të dhuruar gjak në spital, duke thënë se ai duhet të përdoret vetëm për të shpëtuar pacientët greke. 

I ballafaquar me këto deklarata, drejtori i qendrës Spitalore Janis Stefanu bëri të ditur, se nuk ka dhe nuk do të ketë diskriminim në shërbimet e spitalit. "Unë deklaroj për të gjithë dhuruesit e gjakut: Secili të dhurojë gjak sipas standardeve ndërkombëtare dhe ky gjak do të jetë në dispozicion për çdo pacient në nevojë, pavarësisht nga raca, ngjyra, dhe përkatësia partiake. Ne nuk pranojmë asnjë ndërhyrje", deklaroi drejtori i Spitalit Janis Stefanu. 

I menjëhershëm ishte reagimi nga Shoqata Kombëtare e Mjekëve të spitaleve (EINAP) që thekson në një deklaratë: "Spitali publik nuk duhet të pranojë diçka të tillë absurde të palogjikshme, të paligjshme dhe raciste. Ne presim mohimet zyrtare nga spitali dhe lidershipi politik i Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe, paralajmërojmë se do të konsumojmë të gjitha hapat ligjore për të mbrojtur të drejtën universale dhe standardet ndërkombëtare, të karakterit të shenjtë të procesit të dhurimit të gjakut". 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.