Absurdi i Mosbindjes Civile për Qeveri Teknike dhe pa kandidat për Kryeministër!!!

Postuar në 02 Mars, 2024 23:48
Skerdilajd Zaimi

 

Duket se nga protesta e gjatë e dritares që ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar prej javësh tashmë ka dy mesazhe politike: i pari është i ashtuquajturi bashkim me grupin matematik të Gazmend Bardhit që defaktorizon PD-në e vulës dhe kërkesa e përsëritur e Berishës për qeveri teknike. 

Si përherë mes paradokseve logjike z. Berisha pasi bëri thirrje për Mosbindje Civile e uli objektivin e saj te ky mesazh:

…u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen për një qeveri teknike si kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë. Të votojnë me dinjitet, të zgjedhin ata drejtuesit e tyre. Si kushti i të gjitha kushteve për të vendosur barazinë para ligjit. Për t’u dhënë shqiptarëve sistemin e drejtësisë që meritojnë. 

A mund të rrimë ne soditës para kësaj situate? Jo, kurrë! Ndaj dhe duhet të ngrihemi në betejën pa kthim, në mosbindje civile në çdo qytet, në çdo skaj të Shqipërisë. Për një qeveri teknike. Për betejë, rotacionin e pushtetit

Një Mosbindje Civile për qeveri teknike është diçka në kufijtë e parodisë politike. Por megjithatë kërkesa e bërë ngjan të negociohet me destabilizimin e vendit, çka e bën atë të perceptohet si imperativi kategorik i opozitës së z. Berisha. 

Ky është një mesazh që mund të përkrahet edhe nga aktorë të huaj në Perëndim që ndjejnë se qëndrimi i z. Rama në pushtet është i barabaratë me nekrozën e demokracisë së sajuar shqiptare. Mirëpo me këtë kërkesë z. Berisha ka një defiçit të madh strategjik. 

Për cilin shkak formal Edi Rama do të dorëhiqej? Çështja McGonigal nuk dha atë që pritej, pra nuk shpërtheu sa për të vënë në lëvizje një proces, seancat proceduriale të SPAK nuk japin ndonjë gjë veç idesë se drejtësia po funksionon, akuzat e Ahmetajt janë ende në shqyrtim. Dhe z. Rama mbetet ende në dukje i pacenuar. Deri kur të kemi një goditje reale të drejtësisë që do të mund të konfirmonte përgjegjësinë  e kryeministrit në një aferë të supozuar. 

Përtej këtij elementi z. Berisha duhet të sqarojë se çfarë fitohet me qeverinë teknike që është një hap mbas krahasuar me thirrjet për përmbysje të regjimit, që dëgjuam kohë më parë. Çfarë garancie sjell një qeveri teknike të cilën opozita e pati edhe në 2017-n e sërish nuk qullosi gjë? 

Dhe së fundmi: kush është kandidati për kryeministër i opozitës? Sali Berisha? Ilir Meta? Një beniamin konsensual i tyre? Z. Berisha nuk mund të hiqet si dedeja i fundit në këtë vend, që po muroset për parime në një zonë ku kushton 2000 euro/m2. Sepse, për të mos paragjykuar për kërkesën e tanishme, ne e dëshmuam sesi e zgjodhi ai kandidatin e Tiranës për zgjedhjet lokale, sesi spostoi Ilir Alimehmetin për të nxjerrë përpara një emër që vuri emër sapo doli në garë. Është shembulli i disatë i asaj se çfarë zgjedhjesh bën Berisha, që po paguan sot jo represionin e Edi Ramës, por faturën e zgjedhjes së vet të dikurshme me emrin Lulzim Basha. 

Si një njeri që jeton me lavdinë personale dhe i pëlqen të mburret me karakterin luftarak, z. Berisha duhet ta dijë se edhe nëse e ka bërë mirë fortifikimin, do të fitojë kur të jetë në sulm. Po me kë do sulmojë?! Me bashibozukët politikë që ka vërdallë?! I urojmë suksese në 100 vjetorin e lëvizjes së Haxhi Qamilit, të cilën me siguri do ta rehabilitojë.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Thirrjen per qeveri teknike, ashtu si ate per mosbindje civile, Berisha nuk e beri se ashtu iu shkrep. Ajo eshte logjike. Ajo vjen pas protestes masive te 20 shkurtit. Dy protesta masive jane bere nga Opozita ne kete mandat te trete te Rames; ajo e 7 korrikut 2022 dhe kjo e 20 shkurtit 2024, qe eshte vleresuar edhe me e madhe se e para. Te dyja keto te thirrura nga Sali Berisha. Ne shqiperi ka shume parti; por a ka pare kush protesta, qofte edhe modeste, te behen nga ato?!! Hic, asgje fare. Gjithe ajo cka quhet opozitarizem ne Shqiperine e sotme, e ben Sali Berisha. Quajeni si te doni, te mire te keq; sic thote shprehja, laj e thaj kete kemi, vetem ky po ben opozitarizem sot. Te gjitha ata te tjeret, qe rrahin gjoksin per opozitare, e bejne kete vetem ne studiot televizive, ku, qe dreqi i marrte me gjithe soj e sorrollop, ne dy fjalet e para qe thone, njeren e kane per terheqjen nga politika te Saliut...!!! C'soj i peshtire! A thua se nuk mjafton gjithe propaganda e pareshtur qeveritare kunder tij! C'dreqin kane me Sali Berishen?! Ai ka partine e vet, mbeshtetesit e vet dhe po ben nje pune shume te madhe si opozitar; ne te vertete, te gjithe opozitarizmin. Kurse keta kane partite e tyre, mbeshtetesit e tyre. Po atehere c'dreqin kane me Berishen dhe partine e tij?!
Kandidati per Bashkine e Tiranes, u zgjodh me vetedije nje figure politike. Ky spekulimi me figuren e respektuar (tironse... tironse, sepse keshtu jepet ideja sikur tironsit do ta votonin njeriun e tyre te dashur...) te Alimehmetit, eshte shume naiv edhe si i tille. E ka provuar njehere Dash Shehi, noc rrokun mori. Nuk funksionon kjo me figurat e nderuara ne Tirane, sepse ky qytet ka pesuar nje "mutacion" demografik gjate 45 viteve komunizem; te ardhurit nga zonat e Jugut, te gjithe mbeshtetes te regjimit asokohe, dhe natyrisht mbeshtetes te socialistes sot, jane arsyeja e ketij ndryshimi thelbesor demografik; shto ketu edhe gjithe perqedrimin e regjimit per ta fituar me cdo mjet kete bashki, i nderuari Alimehmeti do te dilte jo me 40 mije minus, por me 80 a 100 mbase.
Me ke do te sulmoje?! - Po me ata bashibozuke politike, a maloke e kokpalare, quajini si te doni, kur beri opoziten e pare, pas 1997. E thote vete Berisha: ne fillim, ne muajt madje edhe vitet e para, mblidheshim nga 50 deri 100 demostrues... por me kalimin e kohes u beme gjithnje edhe me shume, derisa arritem masen e nevojshme per te ardhur ne pushtet.
Edhe njehere perseris pyetjen per te gjithe ata politikane, kryetare partizash te vogla, qe pretendojne se po bejne opozitarizem, por edhe gjithe analisteve e gazetareve qe edhe ata pretendojne se jane kritike ndaj regjimit: c'dreqin ju pengon Sali Berisha dhe partia e tij, qe ju te beni ate qe thoni se po beni?!
Jo vetem keto 2 vite, por ne gjithe dekaden e regjimit socialist, ky soj politikane dhe analistesh oportuniste, qe pretendojne se bejne opozitarizem dhe qe i bashkon alergjia ndaj Saliut, kane bere te njejten gje.
-Akuzonte Berisha, me emer dhe mbiemer, deputetet vrases dhe perdhunues ne Parlament, keta thoshin: po e tepron shume Saliu! Akuzonte Tahirin duke i permendur lidhjen me grupin kriminal, keta thoshin: ja si u katandis ky Saliu duke permendur edhe numra targash makinash! Denonconte kanabizimin, prape te njejtin avaz duke e shoqeruar me nenqeshje per halucinacionet e Saliut, qe shihte avione te uleshin ne xhadera dhe zhavorr... e qe per cudi po aty u kapen shume syresh! Kurse per akuza te tjera, shume te rrezikshme, si per vellain e Kryeministrit bie fjala, heshtin birbot; imagjino, kane aq frike nga regjimi, sa edhe nuk guxojne te tallen me akuzat e Berishes!
Keshtu, kjo eshte arsyeja, se pse i pergjigjen Sali Berishes kaq shume qytetare. E kam thene edhe me pare, qe cdo politikan tjeter te ishte ne vendin e Berishes qe nga shpallja nongrata, nga Nano e deri tek Rama, jo vetem qe nuk do t'i mbeshtesnin, por edhe qyrrat nuk do ua hidhte kush.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Fatkeqesia e vendit eshte se ka ne krye nje despot psikopat, megalloman e maniakal ne kontrollin e pushtetit e nga ana tjeter nje opozite te diskredituar qe nuk ngjall asnje shprese. Keto thirrjet e tentativat per bashkim me Gaz Bardhe, Salianje, Gjekmarke, tabake e tauke, pa permendur Albana Vokshin, Mul Noken e servile te tjere nuk mund te na shiten si te vetmit te afte per nje ringritje te PD se. Zgjedhjet e radhes po trokasin dhe fuqia e ketyre deputeteve ciliminj te vene ne liste nga Lul Basha, nuk ka pasur asnje peshe elektorati madje keta ishin dhe arsyeja e perleshjes brenda selise se PD. Ke perfaqesojne keta capacule qe nuk artikuluan asnjehere ne parlament asgje ne lidhje me nevojat e problemet e zgjedhesve te cileve u moren voten. Vete Berisha ka humbur besueshmerine ne elektorat packa se akoma mbledh njerez rreth tij, Zhgenjimi i demokrateve eshte i madh nga sjelljet e Berishes ne lidhje me Bashen e se si ai nuk e pati per gje te shese bashkepunetoret e tij me te ngushte e me besnike vetem per te ruajtur te paprekur Lulushin. Tani le te gezoje cfare mbolli e ti pije lengun. Lufta e tij nuk ka me asnje parim por po behet thjesht per interesa personale dhe kete e tregon qarte edhe fakti se ai nuk e ka per gje te lidhe e zgjidhe aleanca sipas interesave personale te momentit.

Submitted by Dori (not verified) on

Thuhet rendom se kjo qe po ben Berisha, eshte per interesin e tij personal, apo "hallin" e tij. Eshte nje argument hileqar, i mbeshtetur ne nje thjeshtezim te skajshem logjik; keshtuqe , as ata qe akuzojne, as ata qe e mbrojne nuk mund te provojne argumentin e tyre; ne kete menyre eshte thjeshte e pamundur.
Per t'i shpetuar ketij kurthi, duhet te verejme pasojat dhe faktet qe ato kane prodhuar, qe kur Berisha u shpall nongrata. Nongrata u shpall ne 2021, por ishte parashpallur nga Edi Rama ne 2019, dmth 2 vite me pare. Se pse e shpalli Rama paraprakisht, kjo ka vetem nje logjike: Shantazhin! Shantazhin per pazare, qe ne si dime e mbase s'kemi per t'i ditur kurre, porqe mund t'i marrim me mend, se per kete i kemi edhe mendte. Ky shantazh kulmoi me ata dy "emisaret misterioze" te huaj, per te cilet Berisha thote se i kerkuan mendim per nje koalicion te gjere Rama-Basha dhe te cilin Berisha thote se e ka refuzuar kategorikisht ( duhet thene, qe kjo eshte e vertete, sepse askush nuk del qofte ta vere edhe ne dyshim, mesa duket nga frika e diskretitimit te dy "emisareve te huaj"). Gjithe cka ndodhi me pas jane veprime per eleminimin politik te Sali Berishes; dhe ne jemi te gjithe deshmitare per keto poshtersira qe po behen kaq hapur.
Betejen e tij politike, Berisha si individ e ka fituar. "Hallin e tij" personal e ka zgjidhur me aktin e hedhjes ne gjyq te Sekretarit te Shtetit, Blinken, menjehere pas shpalljes nongrata. Ky eshte rast i paprecedente: nje deputet i thjeshte i opozites te nje vendi fare te paperfillshem, hedh ne gjyq njeriun e dyte me te fuqishem te globit per... shpifje! Nje akt te tille e ndermarrin ose politikane me pushtet te vendeve te fuqishme te botes, te atyre me te vertete te fuqishme madje, ose ata qe besojne se me te vertete kjo eshte nje shpifje e ndyre. Nuk mund te kete mundesi tjeter.
Sa i perket Bashes, jam dakort qe ai u mor nga hici nga Berisha, duke e bere minister disa here, kryetar te Tiranes dhe duke i lene drejtimin e PD-se. Por duhet te themi, qe per nje gje te tille, ne te gjitha takimet e njohura te "Foltores", ai u ka kerkuar falje demokrateve ne menyre te perseritur; demokratet ia falen; kjo eshte puna e tyre dhe kjo pune mbyllet ketu.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Tani ti quan hileqar faktin se Berisha po lufton për intetesin e tij personal dhe shkruan gjerë e gjatë duke mos sjellë asnjë argument bindës pir duke i rënë nga Kina e duke hamendësuar me më the të thashë. Nëse Berisha do të ishte frymëzuar nga ideale të vërteta opozitare nuk do të kishte mbështetur një humbës serial e pazarxhi si Lulzim Basha. Ai u kthye kundër Lulit vetëm kur Luli i luajti rrengun e non gratës. Pra kur goditi atë personalisht se po të kishte merak opozitën duhej ta kishte qërruar me kohë Lulin. Nuk foli Berisha kur u hartua lista e turpshme e deputetëve, nuk foli ad kur u tradhëtuan kuksianët e traut, nuk foli as pas takimit të Lulit dhe Ramës kokë më kokë me 17 maj. Kështu pra Berisha bashkë me Lulin u tallën për shumë kohë me demokratët ndaj sot nuk është më i besueshëm në sytë e tyre dhe i kanë mbetur vetëm një shpurë interesaxhinjsh e servilësh që i shkojnë nga pas. Të shkruash se Berisha e ka zgjidhur hallin e tij se ka hedhur Blinken në gjyq është të bësh gallatë për sa kohë ai gjyq nuk ka asnjë efekt juridik. Sa për falje tashmë është vonë sepse shumica e demokratëve kanë emigruar sepse

Submitted by Pinoku (not verified) on

Keta luane si Berisha " nje deputet i thjeshte i nje vendi te vogel...." vetem shpellat e Tropojes i lindin. Tony Blinken do te humbi vendin e punes nga nje deputet nga nje vend i paperfillshem sic eshte Shqiperia.
Ka me e kall krejt Ameriken ky Berish, ka me hjek kpucen e ka me i mshu tavolins bash si Hrushovi per me e ngju GJykatsi.
Rrnoft Berisha

Submitted by Dori (not verified) on

Zoteria ne shkrimin lart thote qe "Berisha jeton ne nje zone ku kushton 2000 euro/m2". Ky pohim mund te jete edhe kuintesenca (parodike) e te gjitha akuzave per korrupsion ndaj tij. Ne te vertete e vetmja vege qe kane gjetur ku mund te kapen, me gjitha vramendjet e kundershtareve te tij, eshte kjo e "klubit Partizani", e cila nga gjithe c'eshte publikuar deri me sot, rezulton nje gjepogje kaq qesharake.
Berishen e kane akuzuar per autoritar dhe te korruptuar, por nuk ka ne historine e politikes boterore, qe nje i tille te beje nje jete asketike sic ajo qe ka bere Berisha keto 32 vite; prandaj ka kaq shum mbeshtetes, por edhe nga kundershtaret qe e respektojn, edhe pse me belbezim apo me heshtje. Shikojini dy kundershtaret e tij me te medhenj SOCIALISTE: Nanon dhe Ramen ... jetojne ne nje luks te shfrenuar!
Kur e hodhi ne gjyq Blinken, Berisha pat deklaruar qe ne fillim qe eshte shume e veshtire te hapet ceshtje, per arsyet qe i permendi; por kjo, jo vetem qe nuk e zhvlereson aktin e tij, por e ben edhe me te forte, sikur gjyqi te ishte zhvilluar vertete; e keqja, si te thuash, u be; jemi ne rastin, kur vullneti dhe vendosmeria per te bere dicka, ka me shume efekt se vete realizimi i saj. Dhe kete, te nderuar zoterinj, nuk e ben kurre nje njeri qe ka "hije" nga pas. Prandaj them qe vetem me kete akt, Berisha e ka zgjidhur hallin e tij personal.
Sa i perket marreveshjes se famshme Rama-Basha te 2017, qe atekohe, ne nje interviste televizive, i pyetur per te, Berisha pat deklaruar pikerisht keshtu: Basha ka keshilltare shume te keqinj!
(Une personalisht mendoj qe Berisha shume heret e ka ditur qe Basha e ka shitur, dhe kohe para zgjedhjeve te 2021-it madje; por cdo levizje e tij do te ishte ne kunderkohe; si do t'u thoshte demokrateve? - Basha me ka tradhetuar, prandaj po rikthem ne krye te PD-se?! Si do ta arsyetonte kete?! Do te ishte vendimi i Bashes per ta perjashtuar nga grupi parlamentar, pa respektuar procedurat brenda forumeve te PD-se dhe grupit demokrat; me kete akt idiot dhe krejt apolitik, Basha u vetedemaskua; keshtu Berisha e kishte shume me te lehte per te nisur aksionin e tij politik)

Submitted by Anonymous (not verified) on

Detyrë të vështirë ke marrë përsipër që të mbrosh gabimet e Berishës. Meqenëse paska qenë kaq deli burrë e politikan i zoti pse u katandis që të këndojë si zogu në kafaz? Kjo përralla me beteja imagjinare i ngjet luftës së Don Kishotit me mullinjtë e erës. Tashmë është në fazën senile që nuk duhet marrë më seriozisht. Nuk ka më demokratë që të sakrifikonjë për ca bashibozukë servilë, përfitues. Berisha ka karizmë po ka humbur besueshmërinë. Edhe demokratët më optimistë nuk shpresojnë se kjo opozita e katandisur si mos më keq të ketë takat të vijë në pushtet. Për gjëndjen e saj fajin kryesor e ka Berisha. Ishte epik reagimi i Ilir Vrenozit në protestën e fundit.

Submitted by Dori (not verified) on

Per gjendjen ku ndodhet Opozita, Berisha ka pjesen e tij te fajit, padyshim. Kjo ka te beje me katapultimin e Bashes ne krye te PD-se. Por, Berisha, sic e thash me larte, ne te gjitha takimet ne turin e "Foltores", ka kerkuar falje; demokratet ia falen.
Por, autori i shkaterrimit te Opozites eshte Edi Rama ( pastaj Basha, qe nuk e perballoi dot presionin dhe shantazhin qe i beri Rama). Eshte rasti i pare ne politiken shqiptare, perjashto kohen e diktatures, kur partia ne pushtet investohet me te gjitha mjetet per te asgjesuar kundershtaren e saj ne opozite. Rama, ne kete pike eshte po aq i qarte sa Berisha; dmth e di ku duhet goditur; duke goditur Berishen, ai synon asgjesimin e pikes me te forte te opozites, qe do thote vete opoziten.
Te gjitha skandalet e medha korruptive keto 10 vite i ka denoncuar i pari Berisha; te gjithe deputetet dhe kryebashkiaket me rekorde kriminale, i ka denoncuar duke i treguar me gisht, me emer dhe mbiemer; te gjitha aferat e medha korruptive te ministrave, te vete kryeministrit dhe te familjareve te tij, i pari i ka denoncuar Berisha, me te famshmin "qytetarin digjital", qe ne fakt, me gjithe mesazhet qellimshem ne nje shqipe calamane, jane punonjes te kesaj administrate; dmth jane nenpunes, police, oficere policie, prokurore, gjykates etj.
Te me thoje dikush per filan skandal te madh si korruptiv ashtu dhe kriminal, qe te mos e kete denoncuar ri pari Berisha! Nuk ka. Bile edhe kur Basha ishte i gjithpushtetshem ne PD, "procedura" denoncuese ishte kjo: Berisha denonconte i pari, pastaj, kjo merrej nga mediat, si nje postim i Berishes nga Facebook-u i tij, pasi behej virale ne media, dilte PD-ja zyrtare me reagimin e zedhenesit te radhes, dhe ne fund fare Basha, qe e merrte te gjithe lavdine e "zbulimit" te madh te aferes!
Pse veprohej keshtu?! Sepse askush nuk kishte bythe te permendte me emra dhe mbiemra kriminelet e rrezikshem apo pushtetaret e fuqishem te lidhur me to. Kete kurajo e kishte vetem Sali Berisha. Kete reputacion, kaq sa e ka, qe e ka tek te gjithe ata qe e mbeshtesin, e ka arritur fale fale edhe kesaj kurajoje.
Po ju jap nje kundershembull, kur Rama vete ishte ne Opozite , jo vetem qe s'bente kete qe po ben Berisha, po as qe i shkonte ne mendje, se eshte frikacak. Edhe sot qe eshte i gjithpushtetshem, ka frike ta beje nje gje te tille; kurse ata qe i ka me shume frike, i ka bere miq...

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kjo qasja jote ndaj Berishës nuk ndryshon aspak nga ajo e Spiropalit për Ramën. Kjo mendësi e mban peng zhvillimin e vendit dhe emancipimin shoqëror. Tani me këtë bashkimin e qelbësirave në PD çfarë u duhet thënë atyre demokratëve që hëngrën gaz lotsjellës e dajak?

Submitted by Dori (not verified) on

Kjo "qasja" ime ndaj Berishes eshte e re dhe ka ardhur si pasoje e nje evolucioni te gjate me arsyetimin tim ndaj zhvillimeve politike dhe protagonisteve te saj ne politike. Nuk jam "heroi" i bindjeve te mia. Nuk jam ai qe thote: nuk u heq as nje presje atyre qe kam thene per kete e ate; gje te cilen e degjon shpesh ta thone, si politikanet ashtu edhe shume analiste te njohur, medemek per te dhene idene, se ata jane kaq te ndershem dhe te pagabueshem ne qendrimet e tyre, sa cdo gje qe kane thene dhe cdo qendrim qe kane mbajtur me pare, ka qene e drejte... megjithese, per ironi, tradhetohen shpesh nga vete pehlivanlleqet e tyre intelektuale.
Ne kete ndryshim qendrimi ka ndikuar edhe krahasimi i Berishes me kundershtaret e tij socialiste; krahasimi me qeverine socialiste te Nanos ( por edhe Metes), qe instaloi korrupsionin sistemik dhe bashkepunimin me elementin kriminal ne korrupsionin qeveritar; me vete Nanon, i cili bente nje jete tejet te kushtueshme hedoniste, dhe qe vazhdon ta beje edhe sot e kesaj dite, duke e zhvilluar aktivitetin e tij hedonistik ne nje nder kryeqytet me te shtrenjta te Perendimit; krahasimi me qeverine e Rames, korrupsioni i se ciles, qe pranohet edhe nga me anti-Berishistet, eshte i paprecedente ne historine e Shqiperise; korrupsion qe ka lene pas me vite drite ate te Nanos, Metes, se te Berishes po se po; me vete Ramen, i cili nuk ka as ate hipokrizine e Nanos per ta fshehur jeten, tejet luksoze, qe ben; per nga menyra se si e shijon jeten, ky mund te barabitet vetem me ato sundimtaret e sulltanateve te Azise; dhe kete e ben haptas dhe me kaq arrogance, sa besoj se ka shume njerez qe kane filluar te mendojne se mos valle me te vertete e meriton ky kete lloj jete!
Sa i perket krahasimit me Spiropalin, eshte krejt i pavend; qendrimi i saj ndaj Rames eshte i kushtezuar nga interesi, si personal ashtu edhe politik; qendrimi im ndaj Berishes eshte krejt pa interes, per vete faktin e thjeshte, se as jam angazhuar ndonjehere ne politike dhe as kam punuar ndonjehere ne shtet; jam kaq i lire ne kete aspekt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.