Një zanat në të gjithë meridianët/Hije skandali seksual edhe në Kolegjin e Europës në Bryzh

Postuar në 18 Shkurt, 2024 17:30

Një ndër subjektet kryesore të arsimit të lartë në Europë, Kolegji i Europës në Bruzh të Belgjikës, është përfshirë së fundmi në një skandal seksual. Hetimi i nisur nga bordi drejtues erdhi pas ankesës së një studenteje për sjelljen e një profesori, por kjo u bë shkak që gjashtë ish-pjesëtarë të stafit dhe studente t’i dërgojnë një letër rektores Federica Mogherini përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e tij.

Arsye për kërkesën është bërë në fakt se ankesat për ngacmim seksual janë bërë dhe më herët e mesa duket asgjë nuk ka ndryshuar. “Politico” raporton se akuza kësaj radhe shkon për një “profesor të fuqishëm me lidhje të thella në politikën e Bashkimit Europian”.

Politico nuk do ta përmendë emrin e profesorit për momentin

raporton media në fjalë.

Më tej akoma, një prej ish-studenteve “aktualisht në pozicione të larta në kryeqytetet e Europës”, e cilësoi si Omerta mafioze heshtjen e mbajtur mbi këtë dukuri. Mogherini ka zhvilluar një takim me profesorin në fjalë, që është diku të te 50-at për të diskutuar mbi ankesën dhe siç bëhet me dije, ai është larguar përkohësisht nga detyra e vet. 

Megjithatë raprotimi evidenton një klimë të rëndë pasigurie në Kolegjin prestigjioz, për shkak të presioneve dhe mënyrës së afrimit të profesorit në fjalë.

Vetë personi i akuzuar ka deklaruar se nuk ka një rregull lidhur me sjelljen e përshtatshme apo të papërshtatshme mes një studenti dhe një profesori. 

Rasti i shtohet serisë së rasteve të tjera për marrëdhëniet problematike në institucione të këtij niveli, duke dëshmuar megjithatë një aspekt shumë kurioz dhe pa shpjegim: si mundet në shekullin e lakuriqësisë totale dhe të marrjes nga femra në pronësi të trupit të vet, të vazhdojë të ketë ngacmime seksuale të këtij lloji? Si mundet pra modeli i Lolitës të veprojë ende në erotikën e katedrave ku presupozohet se Dija ka autoritetin e vet më të lartë? Gënjeshtra pra pas kostumeve dhe kravatës së atyre që janë konsumatorë të arritjeve të tjetërkujt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.