Mitizim shkrimtarit, injorim letërsisë!

Postuar në 28 Janar, 2024 16:09
Skerdilajd Zaimi

 

Sot ka ditëlindjen Ismail Kadare, shkrimtari kryesor shqiptar i shekullit të 20-të dhe padiskutim më i famshmi. Siç e do zakoni i këtyre anëve, tamburet e atyre që mendojnë se kanë zënë vend në kritikën shqipe, apo që si intelektualë kanë detyrimin të thonë ndonjë fjalë, kanë rënë njësoj si ato të qeverisë: mburrje, lëvdata dhe padiskutim titulli gjeni, që sa vjen e tingëllon si epitet në këtë vendin tonë, mbushur me të tillë. Aq sa figura publike po tejkalon rëndësinë e veprës që tashmë pak njihet. 

Metri nacional-folklorik i gjykimit të veprës dhe figurës së Kadaresë vjen e merr pamjen e një norme kombëtare, e një psikologjie që budallalleps të gjithë.

Ta zëmë, një antikonformist si Agron Gjekmarkaj – i vetëshpallur si i tillë pak vite më parë meqenëse si katolik padyshim që mendon perëndimorçe dhe në kundërshtim me zhdanovizmën tosko-enveriste – sot bënte një shënim që nuk dallon në asgjë nga ndonjë shkrim i “Zërit të Popullit” të viteve ’80. Le që ç’themi kështu? “Zëri i Popullit” ka qenë gazetë serioze, veç mos të ta bënte një kritikë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, që drejtohet edhe ajo nga një intelektual i shquar, shënonte në Facebook se edhe vepra e njohur e Kadaresë, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” tematizon shpirtin liridashës të shqiptarit, ndërkohë që aty subjekti është një gjeneral pa armë që vepron nën peshën e një psikologjie distopike të viktimës së humbjeve të të tjerëve, edhe pse drama e tij në fakt kundërbalancohet jo nga shpirti liridashës i shqiptarëve, por nga tragjedia e plakës Nicë që zbulon edhe imoralitetin e një vendi të qytetëruar. Por ndoshta statusi në Facebook do jetë krijesë-sajesë e ndonjë ish-drejtori të Akrivit!

Pra kështu Kadare jo vetëm që vjen e epitomizohet si Letërsia, por përmes këtij përroi fjalamanësh të padin, vjen e mbushet me tiparet e këtyre të fundit, që padashur, ose pse konformohen, vijnë e rrëfejnë vetëm fabulën nacionaliste. Kjo është një optikë që dëmton veprën dhe shkrimtarin, imazhi i të cilit disiplinohet brenda një ceremoniali pa kuptim dhe që nuk sugjeron më asgjë me brendi.

Do të vijë vallë një ditë që këta dhaskalë që shpërndajnë dekorata verbale të kuptojnë sesa të shëmtuar janë? Sesa shëmtuar flasin? Sesa keq e mësojnë brezin e ri, atë që dëgjon e shikon? Sesa të ngushtë e kanë dritën që pranojnë t’u hyjë në kokë? Sesa dëm i bëjnë mbarë shoqërisë me aureolën e rreme që i kanë krijuar vetes?! Ndoshta, por ne dimë me siguri se në përrallën e Borëbardhës, shqiptari në shumicën e rasteve, është në rolin e shtrigës që nuk e pranon të vërtetën e pasqyrës.

Në aspektin letrar Kadare aktualisht është pjesë e historisë së letërsisë shqipe, ai nuk jep më asgjë. Kumti i veprës së tij, etika e saj madje, i takojnë shekullit që lamë pas, edhe pse përfaqëson arritjen madhore të letërsisë shqipe. Askush nuk diskuton më për këto. Politika e rreme që vepron në çdo qark publik në Shqipëri – ku tjetër shpallet e tjetër bëhet – kërkon pikërisht këtë: të ketë pika tubimi duke mbajtur me serum një figurë, paçka se shpërfill një letërsi mbi të cilën nuk arrin kurrë të diskutojë. Dhe as do për të dëshmuar se vogëlsia shpirtërore dhe djallëzia publike janë armatura e atyre që sillen si agjentë të identitetit tonë, edhe pse janë tharme të asgjësimit të tij, duke ia mpirë imagjinatën dhe duke e mbushur me kallëpe të vjetra, si ato blloqet e betonit mureve të ndërtimeve pa leje që e shpërfytyruan këtë vend. 

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Komplimente z Zaimi per kete analize.
Keta jane ushtaret e Gjeneralit tru vdekur Kadare, pjese e taborit te laberise nga Terbaci ne Lazarat qe i sherbyen Diktatures se Hoxhes dhe Xhuglinit. Dje shkrimtar oborri sot idhull.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Urimet e shume intelektualve qe abuzone me me fjalen gati duke mitizuar cdo gje mbi Kadarene ne gare xhelozie kush ta himnizoje tregon shkallen e qytetrimit dhe materjen folklorike te kultit te shoqerise sone. Ne bote sot Kishen e Krishtin e kan abandonuar dhe mardhenjet me zotin duan ti kene personale dhe ne cfardo lloj rruge dhe jo nepermjet kultit. Te ne mardhenjet me letersine qe eklipson te gjith autoret e talentuar e kane me Kadarene e i bejne hosanara Mesias Kadare. Dhe vete Kadareja luan me finte me masen torollake kur thote; “Nobelin nuk e dua une, po e do populli“. Eshte shume e ulet te fshihesh pas popullit,,. Me kete fjali dhe shume te tjera mund te shkruhet nje shkrim me vete per portretin e Kadarese.

Submitted by xxl (not verified) on

me ben habj nje gje me kete shkrimtarin e ndritur; ne kohen e diktatures kishte te njejtin qendrim per enverin si ka tani per ed ramen.sahanlepires.
mire ne kohen e atehershne nuk e njihte mendesine dhe kulturen perendimore,po tani qe ka 30 vjet qe jeton ne france si ka mundesi qe mban te njejtin qendrim per ramen, i cili ndryshe nga enveri e ka kriminalizuar qeverisjen.Me ben shume habi.dhe kur themi qe eshte me i miri nga ne shqipatret!!

tani e kuptojme me qarte ekuilibrin qe ka mdis kultures tone dhe qeverisjes mafioze qe kemi

Submitted by Ero (not verified) on

Kadare mbetet prozator i shkelqyer, por fakti eshte qe nese ka prozatore po aq te afte sa Kadare, te tillet ne Shqiperi ose nuk i boton askush ose regjimi dhe kultura shqiptare kane marre cdo mase ne menyre qe prozatori i mire te mos kete asnje shkas logjik per te krijuar ne nje vend ku askush nuk gjen kohen apo burimet per te investuar me letrat shqipe. Plus faktori tkurrje e popullsise dhe kopjim i kulturave te huaja ne vend te kemi, fjala bie, kulturen dhe debatet tona artistike/letrare (sic ndodh me kombet e civilizuara te planetit Toke).

Sidoqofte, shkrimi i zotit Zaimi ne vija te trasha mbetet korrekt. Edhe nese Kadare eshte artist i shkelqyer, cuditerisht vetem qorrat dhe halldupet deklarojne qe jane edukuar nga Kadare ne Shqiperi. Te tjeret, ata qe ne shumicen e rasteve ia kane krisur vrapit nga ai vend dhe jane bere dikushi ne nje shtet tjeter, duket se me shume jane edukuar nga autore dhe intelektuale te huaj, sesa nga regjimi dhe kultura e Tiranes.

Edhe une, njelloj si artikullshkruesi, mbetem me goje hapur sa here qe dikush ne Tirane aludon se eshte edukuar nga Kadareja. Dhe cfare elementesh edukative ka vepra e Kadarese, pervec gjuhes (kete e ka) dhe ideologjise se regjimeve tiranase? Perderisa "edukata kadareane" ka qene gjithmone ne nje vije me edukaten e regjimeve tiranase, tani autorit i ngelen dy zgjidhje: 1) ose te pretendoje qe librat e tij formuan mendesine e regjimeve dhe elitave tiranase ose 2) vepra e tij mbetet nje produkt me shume i ketyre regjimeve dhe "elitave".

Cilendo zgjedhje qe te beje, jam i sigurt qe Kadare nuk do te kete shkaqe per te qene i lumtur me veten. Por evidenca eshte e madhe qe Kadare eshte me teper produkt i ketyre regjimeve, sesa frymezues i tyre.

"Vlerat" e regjimeve/elitave tiranase, jane "vlerat" qe shpalosen ne vepren e Kadarese. Prandaj sado libra t'i lexoje dikush, jam i bindur qe nuk do te mesoje ndonje gje te cilen nuk ia diktuan mesuesit e regjimit ne shkollen fillore. Perderisa ky eshte "morali" dhe "intelekti" i Kadarese, le ta mbajme sa per reklame jashte vendit. Ndoshta lexuesi i huaj, te cilit nuk i ka rene rasti te lexoje librat e shkolles shqiptare, mund te ndjeje qe midis Kadarese po meson nja dy gjera qe ai nuk i dinte, por qe ne Shqiperi i kemi degjuar kaq here, saqe edhe bajate na jane bere, por edhe nuk na permiresuan asnjehere si individe apo si aktore morale. Te mos flasim pastaj per korrektesine logjike dhe historike te ketyre "leksioneve", sepse atehere duhet te mos merremi fare me Kadarene, por me kopetentet/profesionstet e kesaj apo asaj fushe.

Submitted by haha (not verified) on

Se cfare vlera ka ky si shkrimtar jashte shqiperise, vetem hajvanet qe ulireten vite me radhe pa sukses per ti dhene cmim nobel e dine.
Ja qe idiotet ne Suedi nuk degjuan nga ai vesh (te kuptohemi nuk eshte se cmimi nobel eshte ndonje kushedi, me ato qe kemi pare e kujt ja kane dhene ... nje grup i polarizuar qe ka lek per te dhene ...).
Ky disident nuk ka qene ndonje here dhe pike. Ata qe quhen te edukuar nga ky jane dhe me rende se ky ... keshtu qe lereni gjeniun abstrakt!
Amane mor ku ta kapesh kete budallalek shqiptar te mitizimit .... bie dakord me Ero per ca vlera lokale ... po te lutem mos merni kot shqiptare....
gjithsesi talk is cheap in Albania ... keshtu qe hidhini nga pak kripe nqs keni nge ta kullufisni. Do benit me mire mos i hidhi syte dhe mbani ere me besoni: dhe kjo eshte nje keshille universale.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E mar me hall, qe haha eshte si pune te qeshme dhe jo ha ti ha. E di ti qe te gjitha i ke mire, e prish pak vetem kur fillon shperndan keshilla universale, fillon e dukesh pak si shoku i paharruar Enver.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mos e ul veten kaq poshte o plaku Mak. Po dukesh si uturaku i Enverit.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Noni, i paske vu gjyslyket mbrapsht. Kot po te pyes sa e ke IQ? 20, 30 se nuk e besoj me shume se 45.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe mbrapsht po t'i veme, ty perseri te shohim Maku. Mos u be merak se, megjithese je i shkurter me xhevahiret e tua rrezaton kudo, Maku ketu e Maku atje, u rrite nen hijen tone, ia kalove edhe kungullit qe nuk u poq kurre ne hijel

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Noni, sa te qut te ka bo jot'eme mer kadosh, nuk kapesh as me gjeth fiku mer qerrata, te fala sekretarit te partise.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Do t'i bej sepse ai nuk te harron, whatever vizites se tij ne ferme, should Enver te huazoi tek Sekretari. Dhe ky i fundit ta beri m.tin mu ne koke, o uturak i shume vlefshem.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

A jo keshtu Noni, se ti je edhe burre me namuz, mos ia hidh te tjereve ato qe ke ngrene vete.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.