Falemnderit znj. zv.kryeministre, por Partia Socialiste nuk është e Imja!

Postuar në 08 Dhjetor, 2023 12:57

Ne jemi Partia e Shqiptarëve

Kështu është shprehur ndër shumëçka që u tha në Kongresin e Partisë Socialiste, zv.kryeministrja Belinda Balluku. Është ndër ato frazat retorike, të shkrujtura ndoshta prej dikujt tjetër, por edhe të thëna nën bindjen dhe autosugjestionimin e dikujt që nuk po di çfarë të bëjë më me pushtetin që ka, me paratë që qarkullon e me nginjen e pandalshme me pushtet.

Dhe në fakt këto e karakterizojnë një socialist, një qeveritar që drejton një vend drejt palçkitjes. Në kongres është folur për të ardhmen e sigurtë tonë, në një sallë njerëzish të prekur rëndë nga sëmundja e lumturisë, të cilën po kërkojnë ta shndërrojnë në një epidemi mbarë shqiptare. Lumturinë e llojit socialist që funksionon me parimin: jemi ne mirë, patjetër janë të gjithë. Mirëpo nuk është shumë e bukur për disa të të thonë "ti je socialist, pra je shqiptar". Jo. Kurrën e kurrës. Murtajën e kanë kaluar shumë popuj, por nuk janë pasardhës të saj. Janë popuj.

Ndaj falemnderit shumë zonja zv.kryeministre! Partia Socialiste nuk është e imja, dyshoj shumë edhe nëse është e shqiptarëve. Ajo është partia jote, e sojit tënd, e Edi Ramës dhe të tjerëve si ju. Është partia e kriminelëve me imunitet, është parti me prizën të lidhur në SPAK. Kështu që teserën mbaje me nder dhe valëvite lart sa të mundësh. Partia Socialiste është “Çështja Juaj”, është e vetmja strukturë e krimit të organizuar në këtë vend.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.