Hovenier: Draft-statuti i përmbush të gjitha kriteret, dallimet mes palëve po ngushtohen

Postuar në 01 Dhjetor, 2023 19:08

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, thotë se në procesin e dialogut, dallimet mes pales serbe dhe asaj të Kosovës po ngushtohen.

E kam të vështirë të them saktësisht ku qëndrojnë negociatat sepse kjo është çështje për Miroslav Lajçakun dhe ekipin e tij. Por, e di se dallimet po ngushtohen. Para pak kohëve pati takim të krye-negociatorëve dhe sa e kam kuptuar unë, ata janë më afër një marrëveshjeje apo mirëkuptimit rreth mënyrës më të mirë për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Më lejoni ta them edhe këtë, sepse ky është një objektiv me të vërtetë i rëndësishëm për të dy vendet: të dy vendet do të përfitojnë jashtëzakonisht shumë nga zbatimi i plotë dhe i tërësishëm i detyrimeve të tyre sipas marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit. Letra e liderëve që iu referuat më herët flet për rëndësinë që këto të bëhen paralelisht. Kosova ndërmerr një hap dhe njëkohësisht edhe Serbia ndërmerr një hap. Duhet të ketë një lloj të këtillë të paritetit dhe të dyja duhet të ndërmarrin veprim të njëmendtë dhe duke e bërë këtë përfitojnë të dy vendet”, ka thënë ai për T7.

Lidhur me çështjen e asociacionit, Hovenier theksoi se Uashingtoni zyrtar s’është i interesuar të bëhet pjesë e një procesi që e prish funksionimin e shtetit të Kosovës. Hovenier thekson se është urgjente që qeveria të ecë përpara me procesin dhe të kryejë punën e saj duke aprovuar Draftin, që më pas ta procedojë për në Gjykatë Kushtetuese.

Ne besojmë se çfarëdo Asociacioni i komunave me shumicë serbe që themelohet, duhet t’i përmbushë një varg kriteresh të ndryshme. I pari: duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e tanishme të Kosovës; që të mos ketë ndryshime kushtetuese. I dyti: duhet të jetë në përputhje me vendimin e mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë nivel tjetër i qeverisjes.

Draft-statuti sipas Hovenier, i përmbush këto kritere dhe kjo krijon bindjen se mund të ecet përpara me të.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.