Rusia propozon sistem rajonal pagese për vendet e Organizatës së Shangait

Postuar në 26 Tetor, 2023 13:12

Kryeministri i Federatës Ruse, Mikhail Mishutsin ka propozuar gjatë një takimi me krerët e shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, se mes vendeve anëtare duhet vendosur një sistem i brendshëm pagese.

Ne duhet të konsiderojmë krijimin e një mekanizmi të pavarur rajonal për pagesat dhe rregullimet për konvertimin e monedhave tona mbi kurset nacionale. Ne duhet të shtojmë përpjekjet për të zhvilluar infrastruturat tona të pagesës pasi kemi përdorur përherë e më shumë monedhat tona në rregullimet reciproke

citon agjecia “Tass” kryeministrin rus.

Politika e Rusisë për të dalë jashtë rrezer së dollarit në shkëmbimin mes vendeve nisi menjëherë pas vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi për shkak të krizës në Ukrainë. Në SHBA ka patur debate mbi këtë goditje që po bëhet nga Rusia në pagesat me vende të treta, por deri më tani lufta e ngritur nuk vlerësohet se ka dhënë efekte, ndonëse organizime rajonale si kjo e Shangait dhe BRICS, krijojnë premisa për thyerjen e dominimit global të monedhës amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.