Turqia zgjat kufizimin e eksporteve të vajit të ullirit

Postuar në 20 Tetor, 2023 15:28

Turqia do të zgjasë përtej tre muajve të parashikuar fillimisht ndalimin e eksportit të vajit të ullirit. Prodhuesit njoftuan se kërkesa është në rënie dhe paralajmëruan rritje të çmimit për vajin e prodhuar këtë sezon. Kufizimi nuk prek eksportin e vajit të ambalazhuar dhe të paketuar, por lidhet vetëm me vajin e ullirit me shumicë dhe me fuçitë. Vitin e fundit ka pasur një rritje të kërkesës për ullinjtë dhe vajin e prodhuar në Turqi. 

Çmimi i vajit të ullirit ka qenë 180 lira para se të ndalohej eksporti, ndërsa tani është 200 lira. Ministria e Tregtisë tha se në vend ka rënie të prodhimit për shkak të motit të pafavorshëm gjatë periudhës së lulëzimit të ullirit dhe masa merret për të mbrojtur konsumatorin vendas nga rritja e mëtejshme e çmimit. Autoritetet turke nuk kanë caktuar datë për rikthimin e eksporteve në nivelet e mëparshme. Eksportet e vajit të ullirit turk në Spanjë u rritën 27-fish në 6 muajt e parë të këtij viti, për shkak të efektit negativ të thatësirave.

Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM), eksporti i ullinjve dhe vajit të ullirit turk, përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2023, u rritën me 190% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 560 milionë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.