Taksë e veçantë për pasanikët e Europës, nis mbledhja e firmave

Postuar në 17 Tetor, 2023 22:09

Taksimi i të pasurve të Europës mund të gjenerojë  më shumë se 200 miliardë euro. Fushata “Takso të pasurit” është lançuar nga Qytetarët Europianë (ICE) dhe synon që pas mbledhjes së firmave t’i drejtohet Komisionit Europian me kërkesën për të shtuar taksën e re.

Objektivi është ambicioz: arritja e 1 milion firmave në një vit nga qytetarët e të paktën shtatë vendeve të Bashkimit me kuorume kombëtare – 53 580 firma duhen në Itali – në proporcion me numrin e parlamentarëve evropianë të zgjedhur nga secili vend.

Taksa e re do të vihet mbi asetet e atyre që kanë pozicione të larta në shpërndarjen e pasurisë neto në vendet e BE-së. Një taksë që për rrjedhojë nuk do të rëndonte pothuajse të gjithë qytetarët. Nëse, për shembull, 0.1% e qytetarëve më të pasur do t'i nënshtroheshin taksës së re, në Iali do të prekeshin 50.000 individë, përqindja e të cilëve në pasurinë totale kombëtare shkoi nga 5.5% në 9.2% në periudhën 1995-2021, çka konfirmon një përqendrim në rritje të pasurisë në krye të piramidës sociale.

Në varësi të mënyrës se si është strukturuar tatimi progresiv, i cili ka një normë minimale 1% dhe maksimale 3.5%, për asetet e mëdha mund të gjenerojë burime të konsiderueshme për Bashkimin Evropian. Të ardhurat mund të jenë midis 150 miliardë dhe 213 miliardë euro në vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.