Rusia premton ndërtimin e "një industrie bërthamore në Bangladesh"

Postuar në 05 Tetor, 2023 17:04

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij do të ndihmojë Bangladeshin të ndërtojë industrinë e vet bërthamore. Gjatë një videomesazhi me rastin e dorëzimit të karburantit bërthamor rus për centralin Rooppur të Bangladeshit, Putin ka sqaruar termat e bashkëpunimit.

Rusia po trajnon personelin për aftësi të larta për industrinë bërthamore të Bangladeshit. Mbi 80 studentë bangladeshas janë diplomuar tashmë nga institucionet tona me diploma në inxhinierinë bërthamore…Ne nuk po krijojmë thjesht një central bërthamor, por ne në të vërtetë po krijojmë së bashku me ju miq të dashur, një industri të tërë bërthamore, një sektor për përdorimin paqësor të atomit

është shprehur Putin.

Centrali në fjalë, ndodhet 160 km larg kryeqytetit Dhaka dhe ka nisur të ndërtohet që në vitin 2021. Ndërtesa është marrë përsipër nga agjencia ruse, Rosatom dhe parashikohet të ketë dy reakorë VVER – 1200 që kanë një cikël funksional prej 60 vjetësh me mundësi zgjatjeje 20 vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.