Sikur Republikën e KFOR-it ta propozonte Berisha...

Postuar në 04 Tetor, 2023 18:32

Intervista e z. Rama në Financial Times ka prodhuar edhe një incident. Nëse në tekst thuhet se z. Rama ka deklaruar se “Kosova është bërë tokë e askujt”, më pas gazeta ka sqaruar se z. Rama e ka patur fjalën për Veriun e Kosovës.

Përtej këtij skrupoloziteti të gazetës në fjalë që tregohet kaq indulgjente me z. Rama, ne mund të imagjinojmë p.sh se çfarë do të ndodhte nëse një gjë të tillë do ta deklaronte Sali Berisha. Nëse ky i fundit do të kërkonte që KFOR të merrte kontrollin e Veriut.

Sa herë do dilte në skenë UDB-ja, “dhëndrri i Serbisë” etj. Ndërkohë që tani, as UDB-ja nuk del, as në Kosovë partitë nuk reagojnë ndaj kumbullave të kodoshit të Tiranës, po as edhe analistët që flasin për çdo gjë nuk ndihen.

Komb me dinjitet nuk ke çfarë thua! Edhe ngaqë nuk e kupton thellësinë e kësaj politike, e zgjedh të heshtë.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mos e viktimizo kaq Berishen o burre se eshte pa kuptim. Gjithe ajo fantazi me po sikur dhe me empati per ate plakun matuf, dhe nje mbyllje me kombin e padenje qe nuk njihka vlerat e Saliut dhe antivlerat e Rames. Jo mor jo. Populli nuk eshte budalla. Jeni ju te peshtire.

Submitted by redaksia on

Te peshtire jane ate qe bejne sikur nuk shikojne qe ky qe kendon tani eshte identik me Berishen. Dhe me te peshtiret e te peshtireve jane ata qe shkruajne vetem me nje dore permes se ciles flet pastaj goja e cdo socialisti. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ti mund te vjellesh vrer sa te duash. Une nuk jam socialist. Nuk kam qene kurre. As nuk do te jem. Jam shume vone per te bere ca gjera.
Kjo nuk ndryshon asgje. Une e shoh njelloj si kryeministri. Dhe nuk ke pse i peshtyn njerezit qe e shohin ndryshe. Boll me perrallat ku Vucic merrka para nga populli serb dhe i jepka Rames qe ky i fundit thote ca gjera qe i interesojne popullit serb. Vucic heroi i popullit serb dhe Edi i shitur dhe tradhetar i popullit shqiptar.

Submitted by Magjari i Surrelit (not verified) on

Eshte Turp ti permendni dhe emrin Rames!
Por fjalori Shqip nuk ka fjale te pershkruaje nje Jashteqitje si Berisha!
Mos e ulni Respublica poshte!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.