Një shembull nga Bosnja për ata që vijnë pa ftuar

Postuar në 27 Shtator, 2023 18:27

Beogradi zyrtar po mbështet sot idenë se ajo që ndodhi në Banjskë është një ngjarje e organizuar nga qeveria e Kosovës. Ajo shpalli madje zinë kombëtare, duke vazhaduar të flasë për skenarë kundër popullit serb.

Mirëpo kjo gjuhë është e njëjta dhe nuk ndryshon aspak nga ajo që Beogradi përdor përherë. Fatkeqësisht. Tetë vjet më parë, presidenti aktual serb, Vuçiç, udhëtoi drejt Srebrenicës, ku është kryer një ndër aktet më të tmerrshme të pas luftës së Dyë Botërore. Dhe siç mund të shihet nga pamjet, atë aty e zënë më gurë e me hunj. Një reagim emocional i njerëzve të cilët panë me sy tmerret e një lufte me krime brenda.

E çuditshmja megjithatë është se Beogradi këtë reagim e quajti një përpjekje të organizuar për vrasjen e Vuçiç, pa shpjeguar se çfarë e shpëtoi këtë zotëri aty. Në pamje shihet që njerëzit kishin mundësi të bënin gjithçka, por asgjë mesa duket nuk e bën Beogradin të ketë respekt për të vërtetën. Sikundër sot me Kosovën. Pamjet po ashtu janë një udhëzues për ata që kërkojnë të hyjnë pa ftuar, meqenëse këtë gjuhë kuptojnë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.