Na amnistoni, t’ju japim shumicën

Postuar në 05 Shtator, 2023 13:39

Gjashtë vjet pasi la Spanjën, Carles Puigdemont po përpiqet të marrë rolin e kingmakerit në politikën spanjolle. Lideri separatist e kushtëzon mbështetjen e Pedro Sanchez-it, i cili po përpiqet të mbajë drejtimin e qeverisë spanjolle, me amnistinë e të gjithë atyre që u përfshinë në referendumin e pavarësisë së Katalonjës në 2017.

Nga Brukseli ku u arratis pasi Spanja lëshoi një mandat arresti ndaj tij për referendumin e paligjshëm,  ish-presidenti i rajonit të Katalonjës deklaroi se "fundi i persekutimit të lëvizjes për pavarësi është çështje dinjiteti".

Puigdemont i kërkoi Sánchez-it, aktualisht kryeministër në detyrë, të urdhërojë prokurorët e vendit të tërheqin të gjitha akuzat e ngritura ndaj individëve që u përfshinë në lëvizjen e vitit 2017.

Edhe pse ai nuk kërkoi në mënyrë eksplicite që Sanchez ta linte të mbante një referendum të dytë për pavarësinë, Puigdemont tha se ulja në negociata varet nga "njohja dhe respektimi i legjitimitetit demokratik të lëvizjes për pavarësi".

Vetëvendosja është njohja e kombit katalanas”, shtoi ai. “Populli katalanas e ka këtë të drejtë”.

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura në korrik prodhuan një parlament pa shumicë. Kjo e kushtëzon Sanchez, duke e detyruar ose të kërkojë votat e partisë Junts të Puigdemont, ose të çojë sërish vendin në zgjedhje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.