Berisha del me raport konkret: Ambasadori britanik gënjeu Home Office për non grata-n

Postuar në 17 Korrik, 2023 16:33

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes së cilës ka akuzuar ambasadorin aktual të Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King Smith dhe paraardhësin e tij, Norman Duncan, se kanë përcjellë për Home Office informacione të rreme përmes të cilave është realizuar vendimi për shpalljen e tij non grata nga Londra zyrtare.

Berisha ka cituar praktikën e shkëmbimit të informacionit mes King Smith dhe Home Office, ku sipas tij evidentohet se raportet kryesore dhe akuzat burojnë nga media shqiptare të paguara nga Soros. Më tej akoma, Berisha ka akuzuar Smith se ka bllokuar anullimin e vendimit, nën supozimin se do të dëmtohet reputacioni i Britanisë së Madhe.

Berisha ka formuar kështu avokatinë e vetes të cilën e ka përmbledhur në një raport të posaçëm në dy gjuhë. Kundër-reagimi vjen ndërkohë që çështja “McGonigal” në SHBA pritet të marrë një shqyrtim gjyqësor, prej nga ky ish-kryeministri pret kriminalizimin e kryeministrit Rama.

Nuk ka deri më tani asnjë dokument origjinal të zbardhur, por Berisha ka cituar gjerësisht. Nëse provohen pretendimet e tij, është e sigurtë se autoriteti dhe besimi ndaj dy vendeve kryesore të Perëndimit, goditet shumë rëndë, duke evidentuar ndërkohë një krizë të thellë në shërbimin diplomatik të SHBA dhe Britanisë, me ambasadorë që flirtojnë në vendet pritëse me pushtetin.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Skishte nevoje te lodhej aq fort. Ai asht lideri i tane shqiptarise ndersa shba dhe britania jane kane perhere lapera. Rrnoft Sal Berisha..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.