Rajoni duhet ta mbajë larg këtë Kripën!

Postuar në 26 Qershor, 2023 14:53

Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët. Sipas tyre, kreu i ekzekutivit shqiptar ka ushtruar influencën e tij për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit, jo vetëm drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke e pohuar edhe publikisht se çdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vuçiçit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën dhe njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb.

Mësohet se ai është nxitur nga Rama për t`u bërë pjesë e negocimit me Vuçiçin

Ky paragraf shërbehet nga Top-Channel, i cili përcjell këtu një merak prej cinguni të z. Rama që do të vjedhë sa të mundet fitore publicitare pasi krijoi keqkuptime të mëdha në Kosovë me vendimet e veta dhe qëndrimet prej moralisti dhe pacifisti.

Askush nuk po e përmend Edi Ramën për rolin e tij në këtë lloj negociate për lirimin e tre policëve. Presidentja e Kosovës, Osmani falenderoi në mënyrë të posaçme SHBA-të ndërkohë që Orban shkruajti në tuiter se kishte kërkuar në Beograd që policët të lirohen.

Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës ishte një dhuratë për z. Rama që të mund të gjente një alibi për qëndrimet e veta kritike ndaj Serbisë të cilën e sheh si aktorin strategjik për paqen rajonale dhe rolin e Shqipërisë në një kontekst të ri ekuilibri. Z. Rama po do të shfaqet si zëri i arsyes në një rajon që përjeton disa tensione dhe në nxitimin e paduruar për të promovuar iluminimin e vet hyn në një derë e ulet në një tryezë ku nuk e fton kush. Drafti I tij për Asocacionin ishte asgjë më shumë sesa kupë helmi në kontekstin kur u propozua. Asgjë e qartë dhe e kuptueshme në të gjitha ditët e tensionit, veç sulmit ndaj kryeministrit të Kosovës të cilin edhe sot e akuzon se po izolon Kosovën.

Tashmë përvoja i mëson të gjithë se kudo dhe kurdoherë që është i pranishëm ky njeri, diçka do shkojë keq, sepse nuk ka asgjë parimore në qasjen e vet. Është një dikush që synon të begeniset si zgjidhje dhe “mendje”, ndonëse mendja do e kërkonte që të mbante pak profil më të ulët sepse është në krye të një vendi të dështuar që nuk e përfill kush veç për lajmet me krim e trafiqe. Si supersticioz që thuhet se është, meriton të vihet në dukje apeli për ta mbajtur larg me një thënie nga Jugu: Larg këtë Kripën!

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Lirimi i policeve u be me shume vonese. Ne themel ishte bazuar ne nje paradoks.
Ata nuk mund te akuzoheshin per kalim te kufirit pasi per shtetin serb ai kufi nuk ekziston. Nga ana tjeter te akuzosh policet e Kosoves per armembajtje pa leje eshte pa kuptim. Edi Rama ka shprehur nga fillimi qendrimin e tij. Nuk mund te bente me teper dhe kripa ketu pervecse per urrejtje personale dhe gelbaze nuk ka vend. Nuk ka nevoje per protagonizem ai. Boll mo me kto idiotesira.

Submitted by redaksia on

O zoteri, po si te kemi urrejtje personale kur as e njohim e as ka bere gje ndaj nesh. Eshte i peshtire gjithe inskenimi publik qe do te beje. Kush i kerkoi xhanem te bente gje? Ai me media te caktuara po na shesin se policet i liroi Ky. 

Submitted by Zaho (not verified) on

I njejti lajm eshte ne te gjitha website dhe media e rilindjes. Supa e dites se tyre, e ftohte si gjithmone dhe pa kripe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.