SHBA rikthehet në UNESCO

Postuar në 18 Qershor, 2023 12:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riaplikuar për të hyrë në UNESCO, pesë vjet pasi ish-presidenti Donald Trump vendosi tërheqjen prej organizatës që merret me çëstjet arsimore, shkencore dhe kulturore. Vendimi pason premtimet e presidentit aktual Biden për të zhbërë aktet e Trump, por edhe arsyetimin se Kina ka lujatur një rol me ndikim në organizatë, sidomos për çështjet që lidhen me arsimin dhe Inteligjencën Artificiale.

Drejtuesja e Përgjithshme, Audrey Azoulay e ka cilësuar vendimin e ri si një moment historik që dëshmon se:

UNESCO ka rëndësi

Tensionet me organizatën lindën që në vitin 2011 kur UNESCO pranoi Palestinën, një akt që u pa si njohje de facto e shtetit në fjalë. tërheqjen e formalizoi Trump në vitin 2018. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.