Europa gjobit Facebook me 746 milionë euro

Postuar në 21 Maj, 2023 20:30

Facebook do të gjobitet më shumë se 746 milionë euro (648 milionë stërlina) dhe do të detyrohet të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA.

Gjoba është një vendim i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë për mënyrën si është trajtuar informacioni i mbledhur nga përdoruesit.

Siç bën të ditur Bloomberg, gjoba vendos një rekord për shkeljen e rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), duke tejkaluar 746 milionë euro të vendosura gjigantit të shitjeve online, Amazon, nga Luksemburgu në 2021.

Vendimi lidhet me një nismë ligjore të ndërmarrë nga një aktivist austriak i privatësisë, Max Schrems, pas shqetësimeve që pasuan deklaratat e Edward Snowden se të dhënat e përdoruesve evropianë nuk mbrohen mjaftueshëm nga agjencitë e inteligjencës amerikane kur ato transferohen përtej Atlantikut.

Johnny Ryan, bashkëpunëtor i lartë në Këshillin Irlandez për Liritë Civile dhe aktivist për mbrojtje më të fortë të të dhënave të përdoruesve të internetit, tha se gjoba 746 milionë euro nuk mjafton nëse Facebook nuk ndryshon rrënjësisht modelin e tij të biznesit lidhur me të dhënat e përdoriesve.

“Një gjobë për parkim të gabuar prej miliardë eurosh nuk ka asnjë pasojë për një kompani që fiton shumë më shumë miliarda duke parkuar ilegalisht”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.