Një shpjegim i ri për kuasarët

Postuar në 26 Prill, 2023 14:32

Kërkues nga universiteti i Sheffield dhe Hertfordshire pretendojnë se kanë zbuluar sekretin e Kuasarëve, objekteve më të shndritshme në universin e vëzhguar. Sipas tyre, objektet në fjalë krijohen nga përplasja e galaktikave, duke shpjeguar kështu se pse këto objekte emetojnë ndriçim sa 1 trilionë yje të kufizuar në vëllimin e një sistemi diellor.

Vëzhgimi i strukturave të deformuara në rajonet e jashtme të galaktikave, ku edhe gjenden Kuasarët çoi kërkuesit në hipotezën se kuasarët marrin shkëndijën iniciale nga qarkullimi i gazrave të një galaktike që orbitojnë në periferi të galaktikave drejt vrimave të zeza në qendër të tyre dhe pak përpara se gazi të konsumohet nga vrima e zezë ai çliron sasi të jashtëzakonshme energjie në formën e radiacionit që ka si karakteristikë shkëlqimin.

Ndezja e një kuasari ka rrjedhoja të jashtëzakonshme për një galaktikë pasi ai mund të çojë pjesën e mbetur të gazit jashtë saj duke parandaluar krijimin e yjeve të rinj për miliarda vjet.

Kuasarët janë një ndër dukuritë më ekstreme në univers dhe ajo çfarë ne shohim përfaqëson të ardhmen e galaktikës sonë Rruga e Qumshtit kur të përplaset me galaktikën e Andromedës në rreth pesë miliardë vjet

është shprehur prof. Clive Tadhunter nga universiteti I Sheffield.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.