Fishekzjarr nga Serbia: Nëse i bashkohemi sanksioneve, Rusia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën në OKB

Postuar në 10 Prill, 2023 19:40

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka lënë një opsion hapur mbi ndryshimin e qëndrimit të Beogradit për sanksionet ndaj Rusisë. Duke folur në “Tv Prva” , Daçiç e ka lidhur hipotezën e sanksioneve me qëndrimin rus për Kosovën.

Nëse dikush do ta shtronte çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB, do të kishte një proces votimi ku Kina dhe Rusia kanë të drejtën e vetos

ka thënë Daçiç.

Sipas tij, Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e vet për Kosovën edhe nëse Serbia bëhet pjesë e sanksioneve ndaj saj, por është e sigurtë se marrëdhëniet mes të dyja vendeve do të ndryshojnë. Daçiç ka dënuar ndërhyrjen në Ukrainë, duke folur në mënyrë emfatike për “cenim të integritetit territorial të saj” dhe më tej ka përsëritur edhe njëherë se Serbia aktualisht ndodhet në një moment ku i duhet të ruajë disa ekuilibra shumë të brishtë.

Ne duhet të shohim interesat tona, të ruajmë rrugën europiane dhe interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Paqja dhe stabiliteti në rajon si dhe mbrojtja e interesave të njerëzve tanë në Kosovë, janë interesi ynë

ka shtuar ai.  

Ky mesazh është më tepër me efekt propagandistik dhe synon të sigurojë partnerët perëndimorë se çdo vonesë e Serbisë për marrëveshjen e Ohrit lidhet me pragmatizmin e saj dhe pozitën delikate ku ndodhet, jo me një vullnet refuzues.

Politika jonë e të qenit pjesë e dialogut është korrekte. Ne po vlerësohemi nga Perëndimi për qasjen tonë më kontruktive se Prishtina. Presidenti Vuçiç ka bërë të qartë se ne kemi një detyrim të zbatojmë parimet deri në vijat e kuqe që janë de facto dhe de jure njohja e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB

ka vijuar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.