Përvoja në politikë më mësoi të kuptoj se Pushteti është Gjetkë

Postuar në 02 Shkurt, 2023 18:42

Në një intervistë për Rai-n, dhënë më 1985, shkrimtari i njohur siçilian, Leonardo Sciascia, jep edhe një koment për përvojën e tij në politikë, të cilën e cilëson si “jo themelore” për të, por jo “për t’u përbuzur”.

Shkova të shoh nga afër sesi shkonin punët. E pashë në Këshillin Komunal të Palermos, e pashë pastaj në Parlament…Aq sa mjafton për të kuptuar se pushteti është gjetikë. Nuk është në Këshillin Komunal të Palermos, nuk është në Parlament. Është gjetkë. Në Itali mjafton ndoshta të bëhen bashkë pesë persona për të vendosur gjithçka

shprehet ai.

Është një pohim që ilustron natyrën e paemancipueshme të Pushtetit, pavarësisht sistemit që ai shtie në punë. Mesazhe të tilla që vijnë nga një kohë jo e largët, nga një vend demokratik përcjellin shijen e hidhur të faktit se liria intelektuale ka vlerë në kurajën për të pohuar, jo aftësinë për të Kuptuar dhe se ndonëse Siciascia që besonte se “intelektuali duhet të jetë përgjithësisht në opozitë”, kjo nuk e shëron dot çdo sistem nga ligjësia për t’u strukturuar në thelbin e vet autoritarist.

E parë Kështu, Demokracia prezantohet se karakterizohet nga një ironi therëse, në kufijtë e sarkazmës, teksa luan me kredencialet e më të mirë për të mbuluar në fakt mitin e vetëm të vërtetë të politikës: Pushteti është Forcë. Është një mësim që të shohin shfaqjen e përditshme për atë është, edhe pse brutaliteti me të cilin manifestohet në Shqipëri pak lë për t'u keqkuptuar. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.